Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga, ngjarje e ndodhur pasditen e së shtunës në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, pas aludimeve se është tentuar të fshihet ngjarja. Në një reagim publik, blutë e Korçës sqarojnë se “në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja”.
Ndër të tjera në reagim thuhet se ngjarja vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e Policisë së Korçës dhe ata të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
“Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar” – thotë Drejtoria Policisë Korçë në versionin zyrtar. /LAPSI.al
Shpjegim.
Pogradeci ka dy rruge kryesore.
Rruga ne te ilen mga ndodhur vrasja eshte rruga me e frekuentuar nga banoret e atij vendbanimi. Ne te jane te gjithe sherbimet utilitare, njesi shitje Vodafone, furred buke, etj, wtj,
Vendngjarja ndodhet ndermjet dy rrethrrotullimeve, ne distance 50 m midis tyre. Ne secilin prej tyre ka nga kater kamera digital, me monitoring dhe surveillance nga komisariati I policise.
Ne kete rast Komisariati duhet shkrire, perfshi edhe policet e thjeshte.
Aty te gjithe njohin dhe dine gjithçka.
Mjere ata banore.
Mos paç nje pune ne zyrat e astij vendbanimi. Je peng!
Duken si njerez me educated, por thjesht jane vemje/zvarranikë.
Te mendosh qe ai rreth te kete gjobvenes Valin, apo nipin e Valit:)