Akuzat se Komisariati i Pogradecit dhe shefi i tij, Elton Halili kanë tentuar të fshehin vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në qytetin liqenor, kanë detyruar kreun e Policisë së Shtetit që të nisë një hetim në lidhje me këto denoncime.
Gjatë ditës së sotme, drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit.
Denis Meçe, 28 vjeç nipi i një funksionari të lartë socialist në Pogradec, rrahu për vdekje të shtunën (10 gusht) Egli Progën, ndërkohë që fillimisht policia e raportoi ngjarjen si aksidentale, rrëzim dhe goditje të kokës.
Por pas denoncimeve të shumta, policia u detyrua të bënte hetime dhe të zbardhte të vërtetën ashtu siç ishte, një rrahje deri në vdekje, ndryshe vrasje.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëron inspektim në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, lidhur me ngjarjen në qytetin e Pogradecit
Bazuar në Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi Drejtorinë e Standardeve Profesionale për kryerjen e vlerësimit të zbatimit të detyrave të strukturave në Drejtorinë Vendore të Policisë, Korçë, dhe në Komisariatin e Pogradecit, lidhur me ngjarjen ku, pas një konflikti, humbi jetën një 42-vjeçar.
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të vlerësojë të gjithë tërësinë e veprimeve dhe reagimit të punonjësve të policisë, prej momentit të parë të marrjes së njoftimit mbi ngjarjen, duke synuar nxjerrjen e përgjegjësisë dhe personave përgjegjës, nëse rezultojnë të tillë.
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit shpreh edhe një herë angazhimin maksimal për zbatimin e ligjit dhe punën profesionale dhe me integritet të strukturave të policisë.
Kriminelet e vertete , me te rrezikshmit dhe me te keqinje se vete mafiozet jane keta me uniforme .
Qeni leh aty ku ha buke,dhe ky krykarmisari ka bo detyren e policit qe duam,detyra eshte te duash dhe te mbrosh partin dhe antaret e saj te tjeret jan armiq te partise.
Bravo çuna kjo eshte detyra qe ju kane caktuar ,bejeni mendere ashtu si do palikari Ramazon.
haaaaaaaaaa punen profesionale thote per mshehjen e krimit haaaaaaaaaa hajde polici hajde tani qe ju doli muti u be profesionale por kur ishte pa dale ishte amatore, si tha policia ishte pijanec haaaaaaaaaa e ai nuk kishte pire vec nje kafe haaaaaaaaaaaaaaaaa ptyyyyyyy flliqesira hajdute sa leke ju dha ai qe e rrahi kete te shkretin per te mbuluar krimin legena jetoni punoni per te ngrene turpin me buk bashke me familjen .
Sadiste!
Bravo cuna do bertiste tahir bythqiri. Katror rrumbullaku dhe ardhji lali vjelliu hane mut ariu.
Ne te gjithe boten ndodh qe Shteti mbulon krimet e elites ekonomike te vendit.
Shqiperia eshte tjeter lig komplet, aty Shteti guxon te mbuloje dhe krimet e barbonave “Patronazhist” te fshatit!
Je 100% i sakte.
Kriminela më të këqinj se ata që quhen kriminela!!!
Sepse tek e fundit këta e kanë profesion të jenë të tillë por ai që në profesion e detyrë është të kapë kriminelat i mbron sepaëse i shërbejnë partisë!!!