• |
ide | kryesore

Protestë për librat shqip/ Si i gënjeu Rama shqiptarët e Preshevës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Premtimeve nga Tirana, se Vuçiçi do të vërë dorën në zemër dhe do të lejojë mësimin me libra shqip në shkollat e Luginës, u ka dalë boja. Prandaj, në Preshevë shqiptarët u bënë bashkë për të ngritur zërin kundër diskriminimit serb, që paralel me ndalimin e librave, ka intensifikuar përpjekjet për pasivizimin e adresave.

Protesta u thirr për identitet dhe dinjitet. Me këto dy qëllime qytetarë të Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dolën në tubim me flamujt kuqezi dhe nën tingujt e himnit kombëtar, ndërsa mbajtën një minutë heshtje për dëshmorët e luftës.

Kërkesat modeste, s’kanë ngjashmëri me asnjë vend tjetër të Ballkanit; libra shqip nëpër shkolla dhe ndalim i pasivizimit të adresave të shqiptarëve, si një formë moderne e spastrimit etnik.

Takimi nisi me fjalimin e deputetit shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, që ishte një nga organizatorët e tubimit.

“Pse po ndodh diskriminimi? Sepse piromanët e djeshëm janë shndërruar në zjarrfikës të sotëm. Kanë veshur petkun e reformatorëve demokratikë, por nuk kanë arritur asnjëherë të bëjnë shkëputjen me të kaluarën. Nuk arritën që të heqin dorë nga politikat e kaluara. Aq më keq, me projekte si “bota serbe” po synojnë realizimin e synimeve të viteve 90 kudo që jetojnë” tha ai.

Kamberi solli shembuj jashtë kufijve të shtetit serb, kur bëri krahasimin mes shqiptarëve të Luginës dhe minoriteteve serbe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai vuri në dukje se si serbët ankohen kur shkelen privilegjet e bashkëatdhetarëve të tyre jashtë vendit, ndërkohë që refuzojnë respektimin e të drejtave për pakicat brenda Serbisë.

“Beogradi po luan me standarte të dyfishta. Kërkon për serbët në shtetet e Ballkanit Perëndimor të drejtat e tyre, por refuzon t’i japë pakicave brenda territorit të vet. Kjo politikë e standarteve të dyfishta duhet refuzuar, jo vetëm për hir të shqiptarëve, por për hir të paqes së qëndrueshme” u shpreh deputeti shqiptar.

Mësues dhe studentë treguan se si u mohohen tekstet shqip në shkolla para protestuesve që mbanin në duar pankartat ku shkruhej “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”.

Profesori i gjuhës shqipe, Llukman Misini tha se nxënësev shqiptarë po u ndalohen tekstet e historisë dhe të gjeografisë, për të mohuar historinë e Kosovës.

“Ne po vazhdon të na mohohet sigurimi i teksteve shkollore nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë dhe po tentohet të na imponohet vetëm përkthimi i teksteve ekzistuese nga gjuha serbe. Po na ndalohet historia si lëndë dhe libri i historisë ku përshkruhet historia shqiptare. Po na mohohet gjeografia si lënë dhe gjeografia si libër për shkak të përshkrimit të Kosovës shtet” tha mësuesi i shkollës së mesme.

Studenti Enis Fejzullahu preku çështjen e mosnjohjes së diplomave. “Studentin e Luginës së Preshevës gjatë kohës së studimeve e pas diplomimit e përcjell barra e mosnjohjes së diplomës, brenga se pas përfundimit të studimeve e frika që nuk do të mund të ushtrojë profesionin e tij, në vendin e tij” u shpreh ai.

Një nga organizatorët, Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, tha se shqiptarët janë etnia më e urryer nga shteti serb, megjithëse në këtë vend jetojnë 24 pakica të ndryshme kombëtare.

Librat shqip për shqiptarët e Preshevës janë një shqetësim i vjetër, me të cilin dikur po merrej Kosova. Por që kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u afrua me presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ai mori përsipër ta zgjidhë këtë çështje duke provokuar edhe xhelozi mes shqiptarëve të Kosovës për anashkalimin që po u bëhej.

Në kohën kur Rama nisi të premtonte librat shqip për shkollat në Preshevë, 100 mijë libra prisnin në kufi të dërguar nga qeveria e Kosovës.

Por asokohe Rama e rrëmbeu kauzën e librave shqip dhe nën pozitat e liderit mbarëkombëtar u premtoi shqiptarëve të Luginës se furnizimit me libra do t’u hapej rruga shumë shpejt. Fjalën ia kishte dhënë Vuçiçi në takimin e Nishit.

Statusi që shihni më poshtë është shkruar rreth 8 vite më parë nga Rama, i cili sapo kishte nisur projektin e Nishit, të njohur ndryshe si “Minishengeni ballkanik” apo “Ballkani i Hapur”.

“Sot kryeministri Vuçiç, në takimin e përbashkët të zhvilluar në Nish me të njëjtën përfaqësi, u angazhua se do ta mundësojë kalimin e teksteve tona shkollore në Luginën e Preshevës” ka shkruar Rama.

Bashkë me 4 mijë pëlqime për premtimin në rrjetet sociale, Rama mori edhe vlerësimin “Personaliteti i vitit”, nga agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Edi Rama është i vetmi Kryeministër i Shqipërisë, i cili vizitoi shqiptarët të diskriminuar në Luginën e Preshevës për të përmirësuar gjendjen e tyre” shkruhej në vlerësimin që i bëhej Ramës.

Kuptohej se preshevarët, të lodhur nga diskriminimi i gjatë, panë dritë në fund të marrëdhënies së re që Rama nisi të ketë me Vuçiçin. Kryeministri i Shqipërisë ia ushqeu më tej shpresën me deklaratat e tij.

Çështja e librave shqip në shkollat e Luginës ka qenë një temë për të cilën ai ka premtuar zgjidhje vazhdimisht.

“Për të kuptuar se sa e rëndësishme është ajo që ne bëjmë me Serbinë si Shqipëri, shkoni pyesni shqiptarët e Preshevës” shprehej ai në një intervistë në Klan Kosova.

Pastaj, për ta bërë më të qartë se sa e mirë ishte marrëdhënia e re me Serbinë, vazhdonte: “Më kanë kërkuar që unë të flas me kryeministrin e Serbisë, për librat. Kjo nuk kishte lidhje me librat e historisë. Por janë libra tanë të rinj, të sistemit të reformuar arsimor” shprehej Rama.

Marrëveshja që Rama arriti me Vuçiçin, sipas mediave të Kosovës ishte problematike. Sepse i lejonte Tiranës të furnizojë nxënësit shqiptarë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medevgjë me tekste mësimore në gjuhën shqipe, kryesisht të shkencave ekzakte, por jo të shkencave shoqërore.

Problemi mbetej, sepse konteksti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qëndronte tek historia, gjeografia dhe gjuha e letërsia shqipe.

Në vitin 2019, kur zv.ministër i jashtëm ishte Gent Cakaj, qeveria shqiptare njoftoi se kishte bërë gati buxhetin për librat shqip të shkollave të Preshevës. Në vitin 2020, kur ministre e arsimit ishte Besa Shahini, tema ngacmohej sërish, kësaj radhe me një video-montazh shoqëruar me titrat përkatëse. Shiko më poshtë:

“LIBRA SHKOLLORË SHQIP për shqiptarët në Serbi për arsimin parauniversitar. Shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe❤️”, shkruante Rama në 2020.

Por ende sot librat shqip në shkollat e Preshevës mungojnë. Historia dhe gjeografia thonë mësuesit merren ende me shënime, ndërsa vendet fqinj kanë kaluar në mësimdhënien e kompjuterizuar. Premtimet e Ramës janë harruar, ndërsa kamionët me 100 mijë libra që qeveria e Kosovës kishte parkuar në kufi me Serbinë u kthyen mbrapsht.Lapsi.al


16 Comments

  1. Rama djali i kristaqit…ky kristaqi e qiu grun e edit ne drite dul gregori i vogel…qa pret prej ketij soj.me kujtohet kur shkrun ni leter serbit se ishte semur nga kanceri …mihalloviq ni anti kodovat.

    1. KY NJERI OSE DO LARTESOHET OSE DO TE FUNDOSET BASHKE ME MBESHTETESIT E TIJE thotë:

      NJE GJE ESHTE E SIGURT QE PADREJTESIJA ME FJAL DHE VEPRA TASHME DE FAKTO ESHTE PERMBYSUR ,PRITET QE TE MOS I RRENOJNE TE GJITH TE PRANOJN FAKTIN ,NESE JO ,SHPEJT I GJITH LLOJI KALOJN KONFLIKT BRENDA LLOJIT KY ESHTE HAPI PAR I FUNDOSJES TYRE, NGA CDO AN ,PASI AS SDO TI DEGJOJN MBESHTESIN DHE PRANOJN ASKUSH ,NE CDO CEP TE GLOBIT KET GRUP NJERZOR QE SHTETET I KAN KTHYER NE KOMPANI BIZNESI

    2. EDI RAMA ,AGRON VUKA NE TIKTOK PO TE KERKON KTHAJA NJE PERGJIGJE PER ZBULIMIN QE KENI BERE NE LILLJE ME GJUHEN thotë:

      PO LOLLET I SHKRETI DUKE PRITUR NJE PERGJIGJE PREJ MUAJSH NE LILLJE ME ZBULIMIN TEND GJUHESORE SE SI 8 MILIARD NJEREZ FLASIN TE NJEJTEN GJUH GJUHA MENDIMIT SISTEMI LOGJIK DIAMETRIKISHT I NJEJTE SI KRIJIM KUPTIM FUNKSION ,SI PASQYR KRIJIMI MUNDESI KOMUNIKIMI PAVARSISHT GJUHES SIPAS RACES , DHE JAN QINDRA MILIONA STUDIUS PER GJAT HISTORIS NJERZORE , DHE TE GJITH NUK E SHPJEGOJN NJEJTE NDERKOHE AJO ESHTE E SAKTE ,FJAL KRIJIM SI MUNDESI ZHVILLIMI E CILA HELL POSHT TASHME ME FAKTE GJITH KET PARAGJYKIM QE VJEN NA PADITURIA APO KENDVESHTRIMI IINTERESIT NJERZOR ,POR KUR KJO TE PRANOHET DHE SHPJEGOHET QART NE VLEREN QE KA TREGON LILLJET QE KA NJERIU MES KRIJUESIT KRIJESAVE DHE NJERITJETRIN NE ZHVILLIMIN E VET SI NJE UNITET FUNKSIONI I PANDAR, SUKSESI ,NDOSHTA VERTET EDVINI PER TU NGRITUR NE DETYR DHE BER SUPERMAN SHKENCOR MUND TA LET LESHUR DIKU POR KUR TJERET JA KAN SHPJEGUAR SI UNITET I TE VERTETES EDUSHI HESHT I DERUAR EDI TANI PO I KTHEJ PERGJIGJE UN QE E HULUMTOVA JO KETE PJES POR GJITH LINJEN E ZHVILLIMIT NJERIUT NGA BARKU NENES DERI TE SHKOJN PRAN ZOTIT TIJE, NGA BURIME INFORMACIONI FE SHKEN ZHVILLIM PRAKTIK DHE TE SYGJEROJ JO TY POR TE GJITHEVE SE TE VERTETEN NUK MUND TA LUFTONI SHBENI APO IZOLONI AJO ESHTE AKTIVE NE VETEN TUAJ GJITH NJERZVE NE INSTINKT REFLEKTUES IMUNITET MAS QE SADO TE BENI PERPJEKJE TA SHDUKNI ME FJAL AJO DO TJU PERMBYS ME FUNKSION VEPRA dhe sa me shum ta luftoni aq me shum do bindeni qe po luftoni ekzistencialisht veten tuaj, PER GJITH HULUMTIMET ,MUND TE KISHA SHKRUAJTUR LIBRIN ME TE BUKUR NE BOT QE NJERZIT KAN ARRITUR POR DUKE QENE SE LIBRIN E JETES DHE GJITHCKAJE, ME BUKUR ME FUNKSIONALE SE AI QE E KRIJOJ ZOTI BOTNAVE NJEJTE SIC KA SHKRUAJTUR ,NUK MUND TA BEJ KUSH UN PASI U BIND A NE KET MREKULLI ,DHE LIGJET E FES CDO KOMENT CILESOR SHKENCOR NE LILLJE ME ZHVILLIMET NUK E BERA PER TITULL KRENARI , KARRJER PARAGJYKIM INJORIM ROLIN E GJYKATSIT ,POR THJESHT SI KUJTES PER GJITHA KUPTIMET PER NJERZIT QE KAPITULLI PADREJTESI ,NE CDO KUPTIM KA DEMIN ME TE MADH SE DOBIN PER SHUMICEN NGA ANA TJETER ESHTE PERGJEGJSI LLOGARIJE NDESHKIMI PER AUTOR DHE AKTOR NESE SPENDOHEN DHE SI KTHEHEN ZOTIT VET,DHE E VERTETA ESHTE ,ME PLOT QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES PAQE SHPETIM VLERE ,KA DOBIN ME TE MADHE SE DEMIN PER SHUMICEN NJERZORE,PRA GJITHA KOMENTET ME RRENJE HYJNORE ,SI KRIJIM FUNKSION PASQYR FJAL VEPER E DREJT,TE ZHVESHURA NGA INTERESAT NJAN NJE VLER URTESIJE VLERSIMI DHE FORMIMI QE NJERIUN E PREGATISIN PER ME SHUM SE KAQ ,PER TE ZBATUAR LIGJIN HYJNORE KURANIN DHE SYNETIN DHE PERPAROJN NE PERSOSMERIN E CILESIS JETES GJITHCKA I PERKET KRIJIMIT FJAL VEPER JAN UNITET FUNKSIONI I VERTET NUK MUND TE FLITET FJALA DREJT DHE VEPROHET E KUNDERTA KY QUHET MASHTRIM SPO ZGJATEM ME SHUM PASI KOMENTE PLOTSUESE TE TILLA KAM BERE ME VITE NE RRJET E KAM TEJKALUAR MASEN E QARTESIS TE GJITH E DIN TA DALLOJN TE MIREN NGA E KEQA PASI E MIRA DHE E KEQA KAN FJALET EMRAT E VET JAN TE KUNDERTA DALLOHEN MJAFTON TE VLERSOJNE NJERIU ME I THJESHT FJALEN QE FLET DHE I ARRIN FILOZOFET DHE PSIKOLOGET ME SHKOLLE I TEJKALON ATO PERVEC ZOTI DHE TE DERGUARIT TIJE TE FUNDIT MUHAMEDIT A,S NUK MUND TE MARRIM TJETER MODEL SI TE MIRE FJALE CILADO QOFTE AJO ,TE NDERTOJM HISTORI DHE NJERZIT TE RROTULLOJN MENDJEN NE BOSHLLEK PER NJE KOHE TE GJAT, KU PER JETEN QE KAN TE SHKURTER DHE PROBLEMET PER ZGJILLJE JU VILLET KOHA ME TEORI DHE PERQASJE BOSHE , DHE NUK ARRIN ATE CFAR MERITOJNE KURSE ZOTI JUA BERI KREJT TE LEHTE ME MODEL PROFETIK LIGJ HYJNOR POR QE KJO HULUMTOHET SI DITURI PERVOJE E DREJT HAP PAS HAPI NGA BARKU NENES ME EDUKAT ME PERQENDRIM VEMENDJE TEK E MIRA NA NENA ME TREGIMIN E KUPTIMIT FJALES NE KOHEN KUR FILLON TE FLAS QE TA VLERSOJN ATE DHE FUTET DIREKT NE DITURIN HYJNOR PER KUPTIM PRAKTIKIM SHPERNDARJE DHE KETO LLOJ NJERZISH JUSTIFIKOJN QELLIMIN PER TE CILIN U KRIJUN NGA ZOTI TYRE JAN VETEM TE DOBISHEM , KY ESHTE QELLIMI KOMETEVE DOBI KUPTIM FRYT VLER PER TE GJITH JO HUMBJE ,VERTET ME NJERIUN MUND TE BENI CFAR TE DESHIRONI NE CDO KENDVESHTRIM POR QARTESIN JA LLA ZOTI NE MENYRE TE PA SFIDUESHME SISTEMIN LOGJIK ,MUND TE DEMTOHET PAK POR KUR TE BINDET ,KA KOSTO PER TE PADREJTIN I KTHEHET PAS ,KUJDESNI ME TE VERTETEN NUK KA LOJNA SE VETEM ,E PESONI ,PASI ANGAZHIMIN SEJCILIT ZOTI JA BERI TA KET PER VETEN E VET KY ESHTE HAKU QE ZOTI KA KKRIJU PER TE GJITH DREJTESIN MOS HARRONI SE JU E DONI VETEN MOS I BENI PADREJTESI VETES DUKE I BER PADREJTESI NJERZVE KJO ESHTE URTESIJA MADHE QE DUHET TE KUPTOJM TE GJITH QE TE DUAAM VETEN PA U ZHGENJYER POR KUR ESHTE UDHEHEQES ZHGENJEN NJE KOMB I MERR NE QAF RESPEKT PER TE GJITH

      1. po je kar koke e kembe e sdi gje tjeter pervec politikes. Po hap syte bole se dhe edhe per Kinen po te fusin Ramen

  2. Bajron, Çajld Haroldi

    185. Mbarova, m’heshti kënga, zeri i saj/ Po vdiret në ushtimë. M’erdhi Koha / Ta zgjidh magjin e kësaj ëndrrre s’gjatë,/ Po shuhet llampa që me ndriti natën-/ Atë që shkova, e shkrova. Do te desha/ Të paskësh dhe më vleftë/ Po nuk jam/ Ç’kam qenë- dhe vegimet s’i zë dot/ Me shpejtësi e parë- pastaj flaka / E shpirtit tim mbaroi, tani po fërfërin e fiket.

    186. Rri me shëndet! Një fjalë që do thuhet-/ Një zë që na lendon; po- lamtumirë!/ O ju q’e ndoqët gjer ne fund Shtegtarin, / Ne pastë mbetur në kujtesën tuaj/ Ndonjë mendim, që një herë qe i tij,/ Kujtimi vetëm- kot s’i paska mbathur/ Opingat, kot se paska veshur zhgunën; / Rri me shëndet! Hidhërimin’ e past ai,/ Po pat hidhërim : dhe ju Mësimn’ e kësaj kësaj kënge.

    Histori e gjatë e jemja sa vetë jeta. Atje në Roseville ishte planifikuar, dhe nisi shkatërrimin i eksistencës e familjes teme, kushtu. E kujtoj Ameriken me dhimbjet qe kalove, dhe prapëseprapë, në thellësi mbetet ajo ndjenja se aty ku kisha shpresën nuk mundet te vinte vdekja.
    Jam gjetur i vetëm, askush s’mu gjet, sikurse edhe nje fjalë sheruese. Çdo gjë për mua kishte prenduar, per ne Itali me gjet shpresen a vdekjen.
    Ne testamt e kam shkruar, atje.
    Amanetin e mbanë toka, themi ne Shqiptaret.

  3. Minjte patronazhiste edhe ketu, ku Rama ka luajtur hapur ne krah te Vucic kunder interesave te shqipatereve, e mbojne!

  4. Pamfleti, 13 GUSHT 2024, 19:45

    Shantazhi i kreut të SHISH ndaj ‘Pamfleti’-t prek fundin: Gjergj Zefi padit në SPAK Vlora Hysenin!

    Nuk ka reshtur për asnjë ditë sulmi e shantazhi i përditshëm i shërbimit sekret shtetëror ndaj Pamfletit dhe drejtuesit të saj, Gjergj Zefi.

    Sot, ky shantazh ka prekur fundin kur një përson ka shantazhuar në emër të Vlora Hysenit, Drejtoreshës së Përgjithshme të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke kërkuar heqjen e një shkrimi të publikuar në Pamfleti.

    Personi ka marrë me këtë numër telefoni; +355697501908, ku ka përdorur një fjalor të rëndë. “Ky është fillimi i luftës së egër ndaj teje” i është drejtuar editorit të Pamfletit Gjergj Zefi, e më pas numri është bllokuar. Personi me këtë numër ka kërkuar specifikisht heqjen nga gazeta të shkrimit me titull “Vlora Hyseni e SHISH, lidhje me dy vëllezër të dënuar për trafik droge, Izeti e Skënderi nga Mitrovica”, i cili është publikuar sot në gazetën on line.

    Ky është një skandal i përmasave të mëdha, pasi ky lloj shantazhi nuk ka ndodhur as në kohën e Gazidedes, madje edhe Sigurimi i Enver Hoxhës ka qenë më i kamufluar.

    Drejtuesit e Pamfletit, kanë bërë gati të gjitha dokumentet për të paditur në SPAK institucionin e rëndësishëm që përdor njerëz hije për të kërcënuar gazetarët.

    Nga ana tjetër, janë zhvilluar menjëherë kontaktet me të gjitha kancelaritë perëndimore, dhe nesër gazetari Gjergj Zefi do t’u drejtohet zyrtarisht të gjitha institucioneve ndërkombëtare, si dhe organizmave që mbrojnë lirinë e medias.

    Ky është një nga skandalet më të tmerrshme që ndodhin në Shqipëri, e ku jeta e gazetarit është krejt e pagarantuar.

    Kujtojmë se një vit më parë, drejtuesi i Pamfletit, Gjergj Zefi u përball me një atentat para redaksisë, e akoma sot fajtorët, por dhe urdhëdhënësit janë të lirë.

    Është e turpshme që organizmat apo shoqatat për mbrojtjen e mediave nuk guxojnë të nxjerrin një fjalë, kur bëhet fjalë për shantazh e dhunë direkte.

    Shërbimi Informativ Shtetëror është një institucion që drejtohet direkt nga Edi Rama, por varësinë e ka nga Parlamenti. Kur këta drejtues do të reagojnë? Shantazhi i një personi që kërkon heqjen e një shkrimi drejtuar shefes së SHISH, është një nga skandalet më të mëdha, pasi përdoret një organ kushtetues si horrat e krimit apo korrupsionit, që i kërkojnë përditë kreut të Pamfletit të heqe shkrimet nga gazeta.

    Por kjo as ka ndodhur e as ka për të ndodhur! Në reagimin e tij, në llogarinë personale në Facebook, drejtuesi i Pamfletit i drejtohet Vlora Hysenit: Gjergj Zefi VRITET, nuk SHANTAZHOHET!

    Do të ishte në nderin e organizatave të gazetarëve që të flasin sot përpara se të jetë vonë, e të bëhet rrugë shantazhi ndaj njerëzve të medias. Pa për Pamfletin, aq i bën…

    Ne kemi kaluar sulme edhe më të egra, kërcënime e dhunime edhe më monstruoze por nuk jemi tërhequr./Pamfleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *