Parcelat me kanabis të zbuluara në Pukë u kanë kushtuar vendin e punës 4 policëve.
Mesohet se Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka vendosur përjashtimin nga detyra të 4 efektivëve, për mospërmbushje apo dështimin në përmbushjen e detyrave.
Mësohet se mes të përjashtuarve është dhe ish-shefi i komisariatit të Pukës, Fiqiri Dani. Po ashtu masë ndëshkimore është marrë dhe ndaj shefit të Stacionit Policor Fushë Arrëz, shtetasit me inicialet B.I., ndaj oficerit të Policisë, shtetasit me inicialet K.Th dhe inspektorit me inicialet N.M.
Rikujtojmë se ka pasur disa aksione të policisë në veri të vendit, teksa janë zbuluar dhe asgjësuar parcelat me kanabis.