Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për Rajonin Durrës – Kavajë njofton se pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar Gazmir Preçi, me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. AMP sqaron se arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e SPAK duke aplikuar metoda speciale.
Në njoftim thuhet se u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.
“Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë. Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al
S’ben vaki. Shpifje. Ku ben policia nga keto?!
POPULL KAR QE BEN SHQIPONJEN KUQEZI DHE VJEDH
Çorbë e piste kundër policisë apo maskaradë , do thoshte KryeK.
Rasti i bërë publik , me tokat në Porto Romano, ku do të ngrihet porti i ri i Durrësit, me bekimin e shefit të qeverisë, do u sjellë atyre, si familje, më shumë se 20 milion euro të ardhura, përmes blerjeve fiktive, shitjeve, po ashtu fiktive, mashtrimeve me çmimet, lojën financiare me Fazlliqin, transfertat e dyshimta në parajsat ofshore, lëvizjet me miliona euro në duar, si rasti i skandalit të pa gjykuar ende të CEZ -DIA, deri te vrasjet për të mbajtur pushtetin me çdo dhunë.Si ne te gjithe boten ku police e shefa arrestohen,cfare ka ketu.
Ma lepi pak bolen e majte
Keshtu jane 90% e policise. Sherbetore te krimit, jo te qytetareve