• |
ide | kryesore

Shpërthen sërish Meta: Një bankë tentoi të na bllokojë llogaritë, unë e falimentoj në 24 orë

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë mjaft i ashpër në mbledhjen e në mbledhjen e Kryesisë së forcës së tij politike. Doza e etiketimeve ishte shtuar për kreun e SPAK-ut, Altin Dumani për të cilin tha se ka kapur peng një grup brenda partisë së tij.

“Prej disa muajsh, përmes Dum-Dumanit, kësaj fëlliqësire të paparë, këtij llumi të jashtëzakonshëm, që do të përgjigjet përpara popullit shqiptar, siç është kanë kapur peng një grup të caktuar, brenda kësaj force politike, duke i shtrydhur në mënyrën më kriminale, për të zhbërë dhe paralizuar këtë forcë politike, dhe qëllimet e saj që janë shumë të larta patriotike dhe mbarëkombëtare” – tha Meta që nuk dha më shumë detaje.

Më pas Meta tha se një bankë e nivelit të dytë kishte tentuar të bllokonte llogaritë e partisë së tij. Kjo bankë, të cilës nuk ia tha emrin kishte vonuar lëvizjet e pagave për partinë me pretendime se kreu i saj nuk ishte zyrtarizuar ende nga gjykata.

“Se nuk dua të them emrin e bankës, së nuk jam njeri i papërgjegjshëm, se mund ta falimentoj atë bankë për 24 orë. Duke I bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të tërheqin kursimet, çfarë kanë investime nga ajo bankë, dhe çdo bankë. Ta falimentoj më keq se Suden, por nuk jam i papërgjegjshëm” – tha Meta që më pas tregoi se si kishte telefonuar drejtuesin e bankës për të zgjidhur situatën.

“Dhe kjo nuk na ka ndodhur me bankë tjetër. Bankën e këtyre e kam privatizuar unë, kur kam qenë Kryeministër, në mënyrën më transparente, më të ndershme. Pa ekspozuar bankën, se nuk dua të dëmtoj asnjë bankë në Shqipëri. Sigurisht, nëse drejtori do të mbante qëndrim tjetër, unë do ti bëja thirrje të gjithë shqiptarëve të largoni kursimet e tyre, investimet e tyre nga kjo lloj banke.

Se është bankë, që o ka falimentuar, se përderisa nuk i përgjigjet Partisë së Lirisë për llogaritë që ka P.L. atje, si do i përgjigjet qytetarit të zakonshëm. Nëse, kjo bankë nuk njeh Ilir Metën si President, si do të njohë Dea Nakon si qytetare? Se Ilir Meta ka pasur një kundër kandidat, që është Faik Basha. Kë njeh President kjo drejtoresha?

Njeh këlyshtë e Dum-Dumanit, të Ramoviçit? Kë njeh? Në emër të kujt i bëhet kjo bllokadë, një partie parlamentare, partia e tretë parlamentare? Po ja dhe bllokuan ato llogari të PL., do bllokojnë Partinë e Lirisë, Ilir Metën? Do të fshehin aferën më të zezë, që nga krijimi i shtetit shqiptar, aferën e djegësave, të Lulzim Bashës, dhe Edi Ramës?

Hë mo Tedi, e fshehin dot ata? E fshehin dot shkrimin e 28 Prillit, po emailin e 27 Prillit? E fshehin dot? Dum – Duman, kjo qënie e përshtirë, që ka marrë peng njerëz, Partinë e Lirisë, me korrupsionin e tyre, për ti përdorur për të ekzekutuar pluralizmin politik në Shqipëri!” – tha Meta me tone të larta. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. A me ta lumsha o amerik qe na bere me spak. Dhe i nxore nga faza keta legena politikan.
    Keshtu ju pafsha te gjith si ky koqia qe ben si i cmendur. Se gjasme do ta perdori ne gjykat, si i papergjeshem menderisht.
    Ne hale do ju coj spaku. Dhe ju po e ndjeni e jeni ber si qen te terbuar por pa dhemb. Qe nuk ngjallni me frik. Jeni te pa rezikshem me. Ju kan kap prej koqesh dhe cdo dit po jua shterngojn me shume.

  2. hahahhahahahahaa. Eshte gjigand. Po i vjen shtatori s’di ku te fus koken. Keto karikatura politike , te shnderruata be relike, qe bejne presion me as gje, bashke me Ramen si 2 simbole madhore dhe me domethenese te korrupsionit ne Shqiperi duhet te izolohen jo ne burg, por tek spitali burgut.
    Keto pacavure letyra politike, tregojne se kush e ka drejtuar dhe kush e drejton popullin shqiptar. Flasin ne emer te popullit ne emer te patriotizmit, por keta vetem patrion nuk jane. Jane ca shushunja politike qe vetem thithin gjakun e ketij populli duke e vjedhur cdo ore ate. Ky fshatari Skraparit nuk eshte as per coban me dhi jo me per ato poste qe ka mbajtur.
    Cojeni te vendi.

  3. Rasti i bërë publik , me tokat në Porto Romano, ku do të ngrihet porti i ri i Durrësit, me bekimin e shefit të qeverisë, do u sjellë atyre, si familje, më shumë se 20 milion euro të ardhura, përmes blerjeve fiktive, shitjeve, po ashtu fiktive, mashtrimeve me çmimet, lojën financiare me Fazlliqin, transfertat e dyshimta në parajsat ofshore, lëvizjet me miliona euro në duar, si rasti i skandalit të pa gjykuar ende të CEZ -DIA, deri te vrasjet për të mbajtur pushtetin me çdo dhunë.

  4. Ky kujton se mund te falimentoje nje banke dhe se po tu flase shqipetare , do terheqin kursimet .Ketij edhe gruaja nuk i bindet.jo me shqipetaret.Rrjedhje psikopatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *