Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë. Një arritje e jashtëzakonshme për futbollistin i cili zhvilloi një sezon spektakolar me Bajer Leverkusen.
Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Për herë të parë që nga viti 2003, nuk Messi dhe Ronaldo nuk janë kandidatë. Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.
Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë. /LAPSI.al
Lad Ibro gruaqiri
Ahaahahah cna kenaqet. Xhaken e hoqrn nga arsenali se sbente as si rezerv o kllufa. Ka ngel pa ekip
Aha shumë e njifke futbollin!! Te Arsenali ishte titullar dhe shtyllë e ekip dhe dhe ekipi ja qenë shumë afër titullit 2 sezonet e fundit që luante Xhaka!!! Dhe duke qenë në formë të mirë e bleu Leverkuzeni e që me gjithë mend shkëlqeu kur pas shumë vitesh fitoi për herë të parë Bundensligën e kupën e Gjermanisë!! Ku ka ngel pa ekip or mik!! Je në të mo!!! Dhe që të jesh kandidat për topin e artë duhet të kesh kredite të forta !!
Ky ka marr fund. I fusin emrin per sevap