Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti morri pjesë këtë të mërkurë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Në një klasë Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së shtatë, por në fund rezultoi ta ketë zgjidhur gabim atë. Kujtojmë se kreu i qeverisë së Kosovës është diplomuar në fakultetin e Elektronikës në Universitetin e Prishtinës.
Pas publikimit në rrjetet sociale kanë reaguar shumë qytetarë të cilët kanë deklaruar se zgjidhja është gabim. Kurtit i doli 5 rezultati i X ndërsa të tjerët thonë se ajo është 0.
Gabimin e ka pranuar edhe vetë Kurti pak orë më vonë me një reagim në Facebook. “Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”. Të dashur nxënës, ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore.
Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve.
Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0. Ju përshëndes e ju dua fort, Albini” – shkroi ai në rrjetet sociale. ©LAPSI.al
7 x 7 = 42, e kemi thene
Rrot
Fakulteti i Prishtines ha ha ha
Vari lesht ketij por ajo qe te ben te te ike mendja e kokes jane pedagoget e tjere aty dhe duartrokitjet kur me sy ne balle e me dy pare mend ne koke minimumi duhet ta kishin korigjuar aty ne vend.
Njesoj si ketu tek ne qe delet e partise e duartrokasin kete arin e gjate
E sfidoj kedo politikan shqiptar te zgjidhi nje ekuacion te tille. Askush nuk e zgjidh dot.
Gjithesesi rregulli themelor qe perdorej per te mesuar nxenesit ishte:
Kur ndryshorja kalon ne anen tjeter, e ndryshon shenjen e vjeter!! Ky i mesipermi ishte gabim shpejtesie, mund ti ndodhi kujtdo.
VE BAST QE EDHE EDKARI I SHQIPOVE NUK DIN MATEMATIKE