Pronarët e tokës po ngrenë pyetjen se si Jared Kushner dhe Ivanka Trump ishin në gjendje të merrnin të drejtën e zhvillimit për dy hotele luksoze në pronat “e nxehta” në bregdet.
Nga Eric Lipton dhe Vladimir Karaj
Dy projekte luksoze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Shqipëri të propozuara nga dhëndri i ish-presidentit Donald J. Trump po nxisin tensione të vazhdueshme në atë vend, me familjen Trump që përballet me akuza se toka që ajo shpreson të zhvillojë është veçuar mënjanë në mënyrë të parregullt për ta.
Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me investimin me vlerë 1 miliard dollarë që Ivanka Trump, vajza më e madhe e ish-presidentit dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, po ndjekin në Shqipëri përgjatë bregdetit mesdhetar të këtij kombi të Evropës Jugore në një tokë të kontrolluar dikur nga një qeveri komuniste.
Zoti Kushner njoftoi planet për të ndërtuar edhe një kompleks hotelesh dhe vilash plazhi në një pjesë të bregut ku një prej familjeve shqiptare ka jetuar për breza. Familja thotë se një pjesë e kësaj prone u është marrë në mënyrë korruptive pas rënies të regjimit komunist në vitin 1991.
“Ata po përpiqen të na marrin atë që është e jona” – tha Bledar Alexandros Konomi, i cili si djalë i ri ndihmonte në kujdesin për bagëtitë në tokën që tani propozohet për hotelin e zotit Kushner dhe pretendimi i të cilit mbështetet nga procesverbalet e gjykatave shqiptare.
Në pjesën tjetër, një ishull i vogël i quajtur Sazan me vendndodhje strategjike, ku Bashkimi Sovjetik dërgonte furnizime ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, zoti Kushner po punon me zyrtarë të lartë të qeverisë në Shqipëri për të siguruar të drejtat ekskluzive të zhvillimit.
Ajo që deri tani nuk dihej publikisht është se ka pasur edhe një propozim të dytë për të rizhvilluar të njëjtin ishull, i paraqitur nga një zhvillues ekzekutiv shqiptaro-amerikan i pasurive të paluajtshme nga Nju Jorku. Kjo sipas disa dokumenteve të siguruara nga “The New York Times”.
Zhvilluesja, Evi Kokalari-Angelakis, tha në një intervistë se qeveria shqiptare e ka injoruar në mënyrë efektive propozimin e saj për të rindërtuar në këtë vend sepse dëshiron t’i bëjë përshtypje zotit Trump, në rast se ai rizgjidhet dhe që mund të ndihmojë Shqipërinë në objektivat e saj të politikës së jashtme.
“Dizavantazhi im më i madh është se unë jam kundër vajzës dhe dhëndrit të Trump,” – tha zonja Kokalari-Angelakis. Ajo shtoi se pranoi të fliste me “NYT Times” për propozimin e saj për hotel vetëm pasi zonja Trump pohoi publikisht në korrik se ajo dhe zoti Kushner kishin siguruar tashmë një marrëveshje për të ndërtuar në Sazan.
“Më kanë mbyllur derën në fytyrë”, – tha zonja Kokalari-Angelakis. “Është absolutisht e shëmtuar.”
Zonja Kokalari-Angelakis nuk është e vetmja që ngre pikëpyetje në lidhje me projektet e propozuara të zotit Kushner në Shqipëri. Agron Shehaj, një deputet i partisë opozitare në parlamentin shqiptar, tha se procesi i zgjedhjes së një zhvilluesi për ishullin e Sazanit ka qenë shumë i errët.
“Sigurisht që për Shqipërinë, e cila është një vend i varfër, është i rëndësishëm zhvillimi i turizmit”, – tha zoti Shehaj në një intervistë. “Por këtu ka pasur mungesë transparence dhe e bën të duket sikur kjo është një marrëveshje private që është në interesin politik të kryeministrit të Shqipërisë”.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një deklaratë të dhënë për “NYT Times” nëpërmjet një zëdhënësi, dhe z. Kushner në një intervistë, të dy kundërshtuan çdo sugjerim se qeveria shqiptare po ndërmerrte hapa në dobi të zotit Kushner për shkak të marrëdhënies së tij me z. Trump.
“Fakti që një sipërmarrës kaq i njohur amerikan tregon interesin e tij për të investuar në Shqipëri, na bën shumë krenarë dhe të lumtur”, – thuhet në deklaratën me shkrim të zëdhënësit të zotit Rama. “Kjo u tregon një nivel tjetër SHBA-ve dhe botës, se ka një yll të ri në rritje në hapësirën e bukur mesdhetare të turizmit, të quajtur Shqipëri”.
Projektet shqiptare nuk sponsorizohen nga Organizata Trump, kompania e pasurive të paluajtshme pjesërisht në pronësi të drejtpërdrejtë të zotit Trump, dhe nuk do të mbajnë emrin apo markën Trump. Në vend të kësaj, zoti Kushner, i cili shërbeu si këshilltar i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, krijoi kompaninë e tij të investimeve, Affinity Partners, mbështetur kryesisht me financime nga qeveria e Arabisë Saudite, për të bërë marrëveshje në mbarë botën.
Për këto projekte në Shqipëri, si dhe për një marrëveshje të veçantë në Serbi, zoti Kushner është bashkuar me Richard Grenell, i cili shërbeu si i dërguar special në Ballkan gjatë administratës Trump.
Zoti Kushner, në tha në intervistë, tha se planet e tij kanë ndihmuar tashmë në ngritjen e profilit global të Shqipërisë si një destinacion turistik mesdhetar. “Ne duam të bëjmë diçka për të cilën njerëzit mund të jenë shumë krenarë” – tha ai.
Sazani, ishulli më i madh në Shqipëri, ndodhet në një pikë strategjike në veri të kufirit me Greqinë dhe pikërisht përballë thembrës së çizmes së Italisë. Për gati 1000 vjet, ishulli kryesisht i pabanuar ka qenë një vend jetik ushtarak, në hyrjen e ngushtë të detit Adriatik, duke përfshirë përdorimin nga italianët si bazë nëndetësesh gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pasi Shqipëria iu afrua Bashkimit Sovjetik, pas Luftës së Dytë Botërore, ishulli u bë një postë ushtarake për qindra ushtarë shqiptarë si dhe bateritë kundërajrore të furnizuara nga Rusia.
Ishulli sot është ende i mbushur me strehime kundër bombave, së bashku me një port të vogël ushtarak dhe një koleksion ndërtesash të rrënuara, kryesisht të braktisura, jo shumë larg vendit ku zotit Kushner dhe Ivanka Trump duan të ndërtojnë.
“Nëse mund të besohen mburrjet sovjetike, Sazani është fortifikuar në mënyrë që të jetë i papërshkueshëm edhe nga sulmi me bombë atomike” – thuhet në një kabllo e CIA-s të vitit 1951, e cila bazohej në raportet e lajmeve turke, duke shtuar se Sazani (Saseno ishte emri italian i ishulli) ishte “në një pozicion për të bllokuar plotësisht Detin Adriatik, ashtu si Gjibraltari bllokon hyrjen në Mesdhe”.
Për të hyrë në ishull, firma e zotit Kushner ka nevojë për miratim nga qeveria shqiptare. Ajo ka paraqitur tashmë një propozim pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.
“Ne kemi këtë ishull prej 1 400 hektarësh në Mesdhe dhe po sjellim arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”, tha zonja Trump gjatë një interviste në një podcast këtë verë.
Zonja Trump shërbeu si ekzekutive në kompaninë e hoteleve dhe fushave të golfit të familjes Trump përpara se babai i saj të zgjidhej President dhe ky projekt është ndër të parët që ajo ka thënë se do të luajë një rol të drejtpërdrejtë që kur babai i saj u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Asher Abehsera, një ekzekutiv amerikan i pasurive të paluajtshme, të cilin zoti Kushner e ka emëruar për të mbikëqyrur projektet, tha se qeveria shqiptare ka dhënë miratimin paraprak për të vazhduar me negociatat për ndërtimin e kompleksit hotelier në Sazan, por kushtet përfundimtare të marrëveshjes janë ende të pazgjidhura.
Por komentet e zonjës Trump që sugjeronin se familja e saj kishte siguruar hyrjen në Sazan kanë tërhequr kritika në Shqipëri.
Zonja Kokalari-Angelakis tha se ajo paraqiti një propozim në pranverë, një kopje e të cilit iu dha The Times, duke ofruar investimin e 400 milionë dollarëve në Sazan për të ndërtuar një hotel luksoz të frymëzuar nga resorti “The Breakers” në Florida. Ai do të tërhiqte një lloj tjetër turme, potencialisht njerëz të llojit Elon Musk dhe Jeff Bezos, të cilët udhëtojnë vazhdimisht në brigjet italiane dhe greke, ndërsa fatkeqësisht anashkalojnë Shqipërinë, thuhej në propozim.
Zonja Kokalari-Angelakis tha se kishte pasur biseda me zyrtarë qeveritarë rreth planit të saj dhe i ishte kërkuar nga qeveria të përgatiste një propozim inxhinierik më të detajuar. Por pasi kishte dëgjuar komentet e zonjës Trump gjatë një podcast-i në korrik që sugjeronte se marrëveshja ishte arritur ajo tha se kishte vendosur të mos shpenzonte më shumë para për të ndjekur projektin e saj.
Drejtuesit në AIDA, agjencia shqiptare që mbikëqyr projekte të tilla, refuzuan një kërkesë për intervistë. Në një deklaratë me shkrim, agjencia tha se planet për të ndërtuar në ishullin e Sazanit janë ende në shqyrtim dhe “për sa kohë që nuk kemi ndonjë vendim, nuk kemi ndonjë informacion për të ndarë”.
Zonja Kokalari-Angelakis, dikur ishte një mbështetëse e zotit Trump, duke kontribuar në fushatën e tij në vitin 2020 dhe madje duke luajtur një rol në kundërshtimin e rezultatit të atyre zgjedhjeve në emër të tij. Tashme ajo thotë se besonte se Trump-ët kanë marrë favore të veçanta nga qeveria e zotit Rama.
“SHBA-të do ta kenë të vështirë të ndërmarrin veprime kundër qeverisë së Ramës, teksa ai është në partneritet me Jared dhe Ivanka”, – thotë ajo.
Zëdhënësi i zotit Rama, në deklaratën e tij, e kundërshtoi këtë pretendim, duke e cilësuar si “mjaft zbavitës” duke qenë se zoti Rama, i cili është socialist, është akuzuar për lidhje të ngushta edhe me familjen Soros, e cila është e lidhur me grupet liberale.
“Edi Rama është kryeministri i Shqipërisë dhe për të, kushdo që bashkon përpjekjet tona për t’u shërbyer interesave më të mira të Shqipërisë është me të vërtetë një bekim i madh”, – thuhet në deklaratë.
Z. Abehsera dhe z. Kushner, në intervista të ndara, thanë se nuk po kërkonin – ose nuk po merrnin – ndonjë trajtim të veçantë.
“Ne po zhvillojmë diçka që jo vetëm që ilustron përsosmërinë dhe cilësinë, por gjithashtu mbështet standardet më të larta të pajtueshmërisë në çdo hap” – tha zoti Abehsera.
Vendi i dytë që propozon të zhvillojë Kushner dhe ku janë planifikuar të ngrihen 1000 vila plazhi dhe dhoma hoteli është afër në një komunitet të quajtur Zvernec, ngjitur me Vlorën, qytetin e tretë më të madh të Shqipërisë, ku një aeroport i ri ndërkombëtar është tashmë në ndërtim dhe ku turizmi po lulëzon.
Pjesa më e madhe e pronave pranë Vlorës u konfiskua nga qeveria gjatë epokës komuniste dhe mosmarrëveshjet janë zvarritur që nga viti 1991, kur qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike filloi përpjekjet për t’u kthyer pronat pronarëve të ligjshëm.
Vendi që z. Kushner dhe znj. Trump kanë identifikuar për projektin e tyre në Zvernec është objekt i disa prej këtyre mosmarrëveshjeve.
Të dhënat tregojnë se pjesë të mëdha të tokës të propozuara tashmë për zhvillim nga zoti Kushner janë mbajtur nga familjet që jetonin në jug të zonës, në fshatin e vogël në Zvërnec, ku flitet greqisht dhe shqip dhe historia e të cilit mund të gjurmohet që në shekullin e 6-të p.e.s.
Por pasi qeveria shqiptare nisi procesin e kthimit të tokave të sekuestruara, një zhvillues i pasurive të paluajtshme i quajtur Artur Shehu, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes së tij, ngritën pretendime mbi pronësinë. Disa nga pretendimet e paraqitura nga avokati i zotit Shehu u konsideruan më vonë si mashtrime, tregojnë të dhënat, edhe pse disa vendime janë ende duke u shqyrtuar në apel.
Z. Shehu, të cilit iu dha azil në Shtetet e Bashkuara dy dekada më parë dhe të dhënat e gjykatës tregojnë se jeton në Miami, nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Fshatarët në Zvërnec, duke përfshirë familjen Konomi, javët e fundit kanë kontaktuar me zotin Kushner për ta njoftuar me shkrim për pretendimin e tyre se ata zotërojnë tokën ku është planifikuar të ndërtohet hoteli luksoz dhe se nuk janë domosdoshmërisht të gatshëm të heqin dorë.
“Është shumë e qartë se një skemë e madhe korrupsioni po zhvillohet”, – thotë z. Konomi, një profesor i statistikave në Universitetin e Cincinnati, familja e të cilit ende viziton shpesh një shtëpi që ata kanë në zonë. “Është thjesht e pabesueshme.”
Zoti Kushner i është drejtuar një prej familjeve më të pasura të Shqipërisë, Shefqet Kastratit, një miliarder zhvillues i pasurive të paluajtshme dhe pronar i zinxhirit më të madh të pikave të karburantit në Shqipëri, për ta ndihmuar me projektin në Zvërnec.
Kastrati Group ka lidhje të kahershme me kryeministrin Rama. Ai kontrollon disa kontrata fitimprurëse qeveritare, duke përfshirë aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Shqipërisë. Në intervista, drejtuesit e firmës së zotit Kushner thanë se nuk kishin qenë në dijeni të mosmarrëveshjeve për tokën.
“Ne jemi të sigurt se po punojmë me pronarët e ligjshëm” – tha zoti Abehsera në një deklaratë. “Nëse vërtetohet e kundërta, ne do të tërhiqemi me respekt nga blerja e tyre.”
Toka bregdetare shqiptare është rrëmbyer vitet e fundit nga familje të tjera të fuqishme dhe të pasura, sipas Neritan Sejaminit, një ish-këshilltar i zyrës së kryeministrit, i cili ka analizuar se si është shfrytëzuar ligji i vitit 1991 që synonte të kthente tokat e kohës komuniste.
“Me ligjin është abuzuar në favor të të lidhurve politikisht, ndonjëherë në kurriz të banorëve vendas” – tha zoti Sejamini.
Një ligj i veçantë i miratuar në fillim të këtij viti gjithashtu lejon që projektet e hoteleve luksoze të ndërtohen në toka të lëna mënjanë për të mbrojtur kafshët e egra të ndjeshme dhe zonat mjedisore, duke përfshirë vendin e planifikuar të zotit Kushner në Zvërnec.
Thoma Kola, 81 vjeç, i cili jeton në Zvërnec, tha se kishte frikë se familja e tij mund të humbiste shpejt tokën në veri të fshatit. “Ne nuk do të jemi në gjendje t’ua lëmë atë fëmijëve tanë” – thotë ai. ©The New York Times, përshtati në shqip, LAPSI.al
Kam kuptuar dhe ala se besojë sa e thellë është urrejtja e politikës shqiptare. Nuk njeh kufij, me të gjallë e me të vdekurit. Ja ndigjjojë kenge nga jugu, veriu, Kosova edhe ma bukur. Shkuhet KOLAZH për kengët, çfarë është kjo fjalë?
Dhe po shikoja se fjala ka kuptim KOLA – ZH -ja si Z, ZEFI, dhe H , KOHA e vdekjes për mua për sa tash sa vjetër me ndjekje si në gjueti kafshësh. Ndofta pa lidhje, por tu pa ngjarjet dhe se Presidenti Bush , gjatë vizitës pat hupur oren në Fushë Krujë a thua kjo togë fjalësh e sajuar nga kush ç’ kuptim ka përveçse per sa shkrova. Një ore e kam mbi varrin e familjes, unë se kam vu dhe s’ka kuptim , bile s’kisha imagjinuar një gjë të atillë, por ne jemi shqiptare!
Aq në hallë paska kenë Kosova dhe Shqipëria për vdekjen tonë?!
Per ta ilustruar po citoj nga libri Gjyqi ( Procesi) Franz Kafka. Pyetja: është vertetë autori ? Apo ndokush tjetër( besoj autori është Edi Rama). Libri botuar në Prishtinë 2019 , atëherë kur dotë arrestohesha apo isha arrestuar., Shtepia botuese Pema , si piktura blere në Michigan?
Gjyqi
” Të gjykoheshin për një fajë që nuk e di , nga disa gjykatës që nuk i sheh dhe në emer të ligjit që askush s’e thotë , e tillë mund të jetë përmblidhja e kësaj historie të jashtëzakonshme që ka zënë vend në fondin e artë të letërsisë botërore, duke e berë Franz Kafkën që të jetë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Jozef K. është një njeri pa mbiemër, pa familje ( me përjashtimin të një xhaxhai) dhe shkurt, pa një histori prapa. E gjithë historia do të jetë e lidhur me metaforën e dyerve: ai do ta hapë derën e dhomës një mëngjes dhe qe këtu do të vërshojnë një sërë ngjarjesh ku personazhi ynë K. do të shtyjë dyer të panumërta për të gjetur zgjidhje për diçka që nuk ka formë, por rri pezull. Rreziku nuk do të kete emër, por ai do të ndihet gjatë gjithë historisë, deri sa të krijojë një atmosferë absurdi ku mund të ndodhë gjithçka: ai nuk e di se është kapur në një ingranzh që askush s’ia di funksionin dhe çfarëdo që të bëjë apo të mos bëjë Jozef K., e shpie drejt një fundi të pashmangshëm.
Komenti , kolazh nga jugu ” Te rrapi në mashkullor, foli Çerçizi me gojë , leri djemtë e mi të shkojë se të skuqë e të bejë me bojë”.
Supermacia e politikës dhe kulturës shqiptare.
I pari që iku nga besnikët e Bashës ishte Këlliçi, dhe shkoi tek Foltorja. Pastaj Luçiano ndërroi vend në kuvend dhe ju afrua Nokës dhe Vokshit.
Kështu beteja vazhdoi deri më 8 janar, kur u improvizua beteja fizike mes tyre.
Beteja u fitua nga grupi i Bashës përballë çetës së Berishës. Grida Duma doli si triumfatore nga kështjella ndërsa Salianji i shau ata “bira kurve” që donin t’u merrnin PD me forcë.
Berisha i shpartalluar dhe i ligështuar nga humbja shëtiste vetëm me Flamurin dhe dhëndrin e tij buzë Lanës
Tek shikon qe i jane turrur Shqiperise se gjore te gjithe maskarenjte e botes, e kupton qe Rama e ka nxjerre ne shitje. Perfituesi i vetem nga keto “dhurata” eshte ai vete dhe pushteti i tij.
Prandaj shqiptaret po ikin.
Kane mbetur vetem patronazhistet, sufllaqexhinjte, cakenjte dhe te keputurit fare qe presin t`ju vije rradha te shqyhen nga cakenjte.
E megjithate nuk me vjen keq fare.
Ky popull pis e frikacak keshtu e do!
K@rin shaleve!
Mire ja ben Rama!
Ky artikull i new york times eshte shum i mire dhe na meson qe ta urrejme edi ramen si njeri. Patjeter dhe politikisht duhet ta urrejm per te njejtat arsye qe artikulli i sqaroi shume mire por qe une nuk po i perseris ketu prap. Lexoni artikullin dhe lapsin dhe binduni dhe vete qe sorrosi usa rama me ato gjerat e tjera aty ne sazan duhet ti kuptoni dhe vete ca gjera mos prisni cdo gje llokum nga ky portal se cu kuptu pastaj…… ok hajt
e urrejne shqiptaret valle??
kam frike se shqptaret jane tu morr me njeri tjetrin pse fute ti cunin ne pune ne vend te goces se ajazit.
shqiptaret jane popull kurve qe se meritojne kete vend. kur ti fusin plumbin rames atehere ndoshta bota do ndryshoje mendim per kete popull kurve
Kjo Evi sikur ishte trampiste e thekur dhe do te sillte modelin republikan trampist e do bente shqiperine, njeher me doktorin dhe njeher me lulin, sa andej kendej ku shkonte vula.
Pet shitje ne ankand te botes na nxjerrin, historikisht sunduesit shqiptar (vec njerit, te cilin trushplaret e sotshem e shajne, se ashtu esht ‘trendi’).
Ne ket rast qe lexojme, risia eshte se per bregun e jugut zihen mes nj-tj GREKET dhe Trump. Pronari legjitim i tokes, dhe e ashtuquajtura shqiptaro-amerikane, kane pas lobin e madh shovinist Grek te pangopur per toka shqiptare dhe ujera turke e shqiptare.
Shqiptaret rrine e veshtrojn kur na shesin e na kafshojn bota.
“Daily Express” shkruan për “krahun e armatosur” të Berishës: Jetonin si stilistë mode, ndërsa drejtonin një bande të madhe të krimit dhe trafikut të drogës
Por ata prapë do ta pranojnë poshtërimin. Fundja Saliu i ka poshtëruar tërë jetën. Vetëm Luli të iki.
Meqenëse ra fjala, e gjithë lista e dështakëve të Bashës, ishte rishfaqur te Berisha. Për atë figurën qesharake me dy NN që paskan deleguar në Berat s’dua të flas, se me të kam fshirë bythën që kur ishte me Bashën, imagjino tani që ka vajt me Sali Kullën.
Nëse nuk lirohet Berisha, kot që ekzistojmë”, debatet në PD: Do dalim më keq se zgjedhjet 2017 po neglizhuam diasporën,te gjithe keta shpellkare te kryesise kerkojne te lirojne salihun sepse pa salihun keta dhe buke nuk hajne dhe grate nuk i shkerdhejne po nuk i dha leje salihu,salihu ne ballkon kete shkerdhejne gazin Gei
Nëse Edi Rama i vjedh zgjedhjet, ashtu siç ka bërë përherë, atëherë e gjithë ‘beteja’ dhe ‘lufta’ për të shkatërruar PD-në dhe për të larguar Bashën, rezulton e kotë dhe e gënjeshtërt, sepse problemi nuk paska qenë ai, por nevoja e Berishës për të mbajtur një konflikt gjallë brenda Partisë Demokratike, në mënyrë që ajo të bëhej një mburojë në betejën e tij me SHBA-të dhe me drejtësinë.
Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”