Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mjull Bathore, ku një shtetas, duke drejtuar automjetin, ka përplasur për vdekje një 52-vjeçare. Gjithashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 05.09.2024, në Mjull Bathore, shtetasi D. C., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Y. C., 52 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon sqarimin e rrethanave të aksidentit” – thuhet në një njoftim të policisë. ©LAPSI.al