Demi Moore ka rrëfyer së fundmi se ka luftuar për shumë vite me pasiguritë për trupin dhe imazhin e saj.
“Një nga keqkuptimet më të mëdha që ka qarkulluar ndër vite ishte ideja se unë e doja shumë trupin tim,” shpjegoi Moore në një intervistë për “Variety”.
“Realiteti është se shumë regjisorë më merrnin në projekte apo filma për të krijuar një hapësirë që ta kapërceja këtë pasiguri për trupin tim. E njëjta gjë më ndodhte me kopertinat e revistave, që nuk është se më pëlqenin shumë, por i konsideroja një përpjekje për t’u çliruar nga skllavëria në të cilën kisha vendosur veten.”
Aktorja shtoi se pas moshës 40 vjeç e ka ndryshuar fokusin ndaj pamjes së jashtme, çka ndikoi edhe në karrierën e saj si aktore.
“Dera e filmave ishte pak më mbyllur në të 40-at e mia. E ndieja këtë gjë, por u fokusova në një punë tjetër që këtë herë nuk ishte karriera, por vetja ime. Puna me veten më ndryshoi tërësisht perspektivën për mënyrën se si nisa ta vlerësoj veten me kalimin e kohës,” përfundoi Moore.