• |
ide | kryesore

Pse shqiptarët mbeten ende më të varfërit e Europës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Shqiptarët mbeten populli më i varfër i Europës sipas një renditjeje që Eurostat ka bërë bazuar në pagën minimale, në korrik të këtij viti.

Në fakt, paga minimale në Shqipëri nuk është më e ulta në Europë në vlerë absolute. Shuma u rrit me vendim qeverie dhe arriti në 400 euro. Ne kemi lënë pas në renditje dy vende si Moldavia që e ka pagën minimale 260 euro dhe Ukrainën që mbetet në luftë dhe ku pagesa minimale rezulton të jetë rreth 180 euro.

Grafiku më poshtë, që mund të shihet me më shumë detaje KËTU tregon pikërisht këtë renditje në vlerë absolute të rrogave dhe ku Shqipëria rezulton të jetë e treta nga fundi.

Grafiku që rendit vendet europiane për nga rroga minimale
Grafiku që rendit vendet europiane për nga rroga minimale

Por edhe pse lëmë pas Moldavinë dhe Ukrainën, sërish shqiptarët konsiderohen populli më i varfër i Europës, sepse me paratë e tyre arrijnë të blejnë më pak se një qytetar që jeton në vendet e tjera europiane. Çmimet në Shqipëri janë më të larta dhe ajo që quhet “fuqi blerëse” tkurret akoma.

“Fuqia blerëse” është matur në korrik. Këtu rezultojmë të fundit në Europë. Grafiku më poshtë tregon pikërisht pafuqinë e shqiptarëve për të blerë si qytetarët e Bashkimit Europian. Nëse llogarisim edhe çmimet, moldavët dhe ukrainasit rezultojnë më të pasur se ne, edhe pse këta marrin më pak para në fund të muajit.

Me paratë që paguhen, shqiptarët mund të blejnë më pak, ndaj janë më të varfërit në Europë
Me paratë që paguhen, shqiptarët mund të blejnë më pak, ndaj konsiderohen më të varfërit në Europë

Studimi që shpjegon varfërinë

Pak kohë më parë, eksperti i ekonomisë Ilir Ciko kreu një studim që kishte në fokus krahasimin e çmimeve. Ai mori shkas nga përvoja e shumë shqiptarëve që vërejnë shpesh se në marketet e vendeve të Bashkimit Europian të njëjtat mallra që konsumojnë në Shqipëri, janë me një çmim shumë më të lirë.

Ciko regjistroi çmimet e një produkti në një dyqan në Shqipëri dhe të të njëjtit produkt në një dyqan të të njëjtës kompani, në një nga vendet e Bashkimit Europian. Krahasimi që bëri është tronditës për të thënë më të paktën.

Në tabelën më poshtë që është pjesë e studimit të Cikos shihet se një pjesë e produkteve në Shqipëri shiten me çmim thuajse dyfish se në vendet e BE, ndërsa norma është 70 apo 80% më shtrenjtë. Shikoni se si në disa nga vendet e tjera çmimet rriten shumë më pak, kurse në Shqipëri na i shesin me një rritje të habitshme.

Diferenca në çmime për të njëjtin produkt,në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në një vend të BE
Diferenca në çmime për të njëjtin produkt,në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në një vend të BE

“Çmimi mesatar i produkteve të shitura në tregun shqiptar nga tre kompani europiane është +79.7% më i lartë se çmimi mesatar i të njëjtave produkte të shitura në të njëjtën kohë dhe nga të njëjtat kompani në tregjet e BE-së” u shpreh më pas Ciko.

Si shpjegohet që i njëjti produkt në Shqipëri shitet më shtrenjtë? Përse në dyqanet e Bashkimit Europian për qytetarët atje që paguhen më shumë, çmimet janë më të ulta?

Shkaqet janë politike. Një kompani mund të mbajë çmime të larta vetëm nëse e kontrollon tregun dhe është e sigurtë se nuk do të dëmtohet nga konkurenca. Mungesa e konkurencës kuptohet se është garanci që vjen nga shtetarët e korruptuar dhe që çon më pas në shtim të varfërisë.

Fenomeni i diskriminimit që ndodh në Shqipëri, sipas studiuesit Ciko tregon një paradoks, krahasuar me tregun e Bashkimit Europian, edhe sepse euro ka pësuar rënie të ndjeshme dhe duhet të kishte ndikuar në uljen e çmimit të mallrave të importit. Por kjo nuk ka ndodhur.

“Kultura e tolerancës dhe mungesa e rolit të shtetit ndaj kompanive të mëdha që ushtrojnë aktivitet në pozicione dominuese në treg” është sipas tij një nga shkaqet e këtij fenomeni./Lapsi.al


39 Comments

    1. Kur kokcepshit e saliut dhe PiSat e rames ta kuptojne se njeriu, shqiptari, vlen me shum se parja e malli, mbase ateher do jemi te pasur.

      Me keq se varferia materiale individuale esht varferia kombetare e shpirtetore qe na ka kapluar, me percarje e plangprishje, me urrejtjen e saliut e degjenerimin total te edvinramisteve. Njeriu per njeriun, ujk – tha.

  1. Jo 85% ti kemi me te shtrenjta se e gjithe Europa po 1000% te behen ne prape rilindjen do votojme.A e haruat ate gruan nga Berati ne kohen qe po lindette LSI integrim? Nuk duam buke ,uje ,drita rruge a gje tjeter,vecse juve mos perchaheni. Ne nuk i tradhetojme idealet e gjyshervet dhe stergjyshervet tane qe luftuan me partine ne 1944

      1. Ti do kesh patur stergjyshin kuadro te zones se pare operative te na-cl , por ishe duduk se kaloje dot klasen e tani po ha nje cope buke si mi bodrumesh . Sa se ke duhet te votojne shqiptaret ( kjo jo per ty apo shoket tuaj sufllaqexhinj) por per popullin e gjere, shihni se ke votuan francezet, italianet , greket keto 20 vitet e fundit. Edhe ne vendin tone ka te tjera alternative . Francezet I vine zjarin Parisit se u ngrit cmimi i karburantit 20 cent, biles edhe ne Bangladesh e detyruan kryeministri no te aratiset por ne na lene pa ilace,pa pastruar plehrat,pa uje e drita, kemi rrogat me te ulta ne Europe por cmimet sa te Gjermanise e ngrihemi te protestojme per Luisin e big brother. Prisni ndonje alternative nga planetet jashtetokesore se do vijne se shpejti

  2. Lajm i pa sakte dhe pa pike profesionalizmi.
    Eshte e vertete qe disa gjera jane me shtrenjte por ama shume gjera te tjera jane shume me lire se ne Europe.
    Eshte mese normale qe produktet e importit te jene me te shtrenjta sepse ne kemi nje treg shume te vogel dhe rrjedhimisht fuqia per te negociuar cmimet eshte inekzistente.
    Pa dushim qe disa cmime te larta kane lidhje me monopolet por keto nuk jane shumice dhe jetesa ne Shqiperi eshte shume me e lire se ne Europe.

    1. Elirë në vlerë absolute apo në vlerë relative o AS

      Me pagën e norvegjezit është e lirë ,me pensione eshte e pamundur të jetohet, mbijetesë mbase.
      Me rroga 400 deri 500 euro.je minus po qe se ke shpi me qera.

      1. Artikulli krahasonte cmimet ne vlere apsolute, jo ne raport me fuqine blerese.
        Ne nje ekonomi tregu eshte mese normale qe cmimi te jete me i larte ne nje treg me te vogel, gjithashtu duhen shtuar ne cmim kostot e transpprtit dhe kostot administrative.
        Une nuk e di te flas per Norvegjinë se nuk kam qene ndonjehere. Por per shembull ne Gjermani:
        Nje person i arsimuar me nje pune normale fiton rreth 2500€ ne muaj ndersa ne Shqiperi paga eshte rreth 1000€. Qerate ne Gjermani jane rreth 1500€ ndersa ne Shqiperi 400€. Domatet jane 7€, Specat 8-9€, Rrushi 4-8€. Bileta e autobuzit 3.5€.
        Te vetmet gjera qe jane me shtrenjte ne Shqiperi jane produktet industriale dhe kozmetike, keto maksimumi 10-20%. Por jo te gjitha ama, produktet e Adidas jane me te lira ne Shqiperi, Geox eshte me i lire ne Shqiperi, etj etj.

        1. ne fakt ka nje site qe i thote keto cmime fiks fare numbeo futi nje krahasim qyteteve gjermane frankfurt munich me tiranen , se ka dhe qytete te lira gjermania plot por frankfurti dhe mynihu jane me te shtrentjet

          1. Une jetoj vete ne Gjermani (qytet te madh), gjithashtu vij shpesh ne Shqiperi dhe bej pazar kur vij.
            Ky websiti qe permend ti eshte komplet pa lidhje, aty cmimet i vendosin njerezit e thjeshte dhe dhe shpesh nuk kane lidhje me realitetin. Nuk e mbaj mend kohen fiks po ka nja 2 vite qe u futa dhe e kam pare ate. Cmimin e vezve ne Shqiperi e kishte 450L/10cope, kur ne realitet ishte 240Lek.
            Problemi me i madh ne Shqiperi nuk jane cmimet, por mungesa e kontrollit gjithashtu mungesa e drejtesise.

          2. Se harrova ky siti numbeo per ne Shqiperi shpesh here ka cmimet e produkteve te Conad (pasi shumicen e te dhenave aty i hedhin te huajt qe jetojne ne Shqiperi ose turistat). Ne Gjermani ta harrosh te gjesh te njejten cilesi si te Conad ne supermarketet normale.

          3. Jetoj dhe une ne Gjermani (qytet te vogel) e vij po ashtu shpesh ne Shqiperi (Tirane), ne shume vite qe jetoj ketej skam pare kurre domate me lire 6-7 euro kile (te hapin barkun kur i shesin nga 1,99 per 250 gr qe te duken lire). Cmimet ne Shqiperi jan ende te lira e shpresoj te vazhdojne kshu. Vuajme pak nga mungesa e prodhimit industrial e per rrjedhoje shume produkte jan vetem eksporti e domosdo pak me shtrejte se jashte. Po pjesa dermuese e arkujve e teresia e artikujve baze jan me lire se sa ketu ne Gjermani.
            Me intrigoi shume raporti i pagave Gjermani/Shqiperi per nje te arsimuar se jam marre gjate me kete dhe analiza duhet bere se sa te ngel ne fund se kur shikon vetem pagen duket uau nuk jetohet ne Shqiperi, apo shiko ca pagash ka Gjermania. Marre me shume se 2500 qe permend AS (dmth hyjme mbi mesataren) ssi une e si ime shoqe e ne fund te muajit na ngel pak ose aspak, dalim shume rralle, kopshtin per femijet e paguajme shume shtrejte, nuk imagjinohen fare te dalurat perdite neper kafene, e prap ne fund te muajit me zor kursejme per te bere ato dy pale pushime per te ardh ne Shqiperi. Nderkohe qe shoqeria ime ne Tirane me pak a shume te njejtat profesione, fiton vertete me pak se une (rreth 1000 qe permend AS) ama bejn jete shume me te mire se une. Madje nje pjese e mire kan blere shtepi (une as e imagjinoj).

          4. Po mishi? Peshku? I keni pa cmimet ju “gjermanet” qe ña bekeni pazar ne Shqiperi? Njeriu nuk jeton vetem me domate dhe kastraveca. Na hapet barkun.

          5. 35€ mishi normal dhe 55€ filetoja, por cilesia eshte goxha me e keqe se ne Shqiperi.
            Ndersa peshku varion nga 25-45€ ne varesi te llojit dhe te sezonit. Salmoni 25-30€.
            Patatja 2.5€/kg, brokoli 4€/kg, 0.5€ nje kokerr pjeshke. Ushqimet e paketuara ketu jane relatinisht te lira ndersa gjerat e fresketa kane cmime shume te larta.
            Cilesia e ushqimeve eshte e keqe ne Gjermani. Keta vetem bulmetet, patatet dhe buken e kane te mire, te tjerat jane skandaloze.
            Ke ndonje paqartesi tjeter?

    1. 5 shtatori dita e lumturimit, kushtuar Nënë Terezës, Kalkutë, Indi
      Festë zyrtare e Republikës së Shqipërisë

      Migjeni
      Kenga që S’kuptohet

      Melodisë kombëtare/ U vodh kanga nga zemra e kombit,/ shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit, / këndoi uljen e së bijës, këndoi uljen e tl birt,/ qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,/ i mbyti me lotë shpirtënt që ndiejnë dhimbë për të ngratit
      Kangë a vaj ? Çë je ? Thujma, zëmër kombit!/ Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen…/ Kangë a vaj ? Çë je? Çë në ty po vluen? / Mallkim ndaj fatit që ditët t’i helmuen./ që deshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?
      Oh- jo ! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun/ e një jetesë që dergjet/ dhe tu’ e dergjë ndoshta do të hesht e molisun…

  3. Debilat qe votojne PS jo te varfer po dhe sikur te vdesin fare mire do ishte per shoket dhe shoqet e Partise! Vdisni o pensionista se po i harxhoni parate partise, dhe pa ilace po ju leme, dhe pa buke! Po cpaskeni qene ju more pupupu

  4. mos na rruni karin, pafuqi blerese thoni nderkohe qe cmimet rriten ne vend qe te ulen. Po te kishte “pafuqi blerese do uleshin cmimet e jo sic po shohim perdite.

    1. Evropa po i be shqiperise ate qe sorosi i beri evropes. E q*u skiç dhe e mesoi te perhap propagande se nuk ishte perdhunim dhe se i pelqeu. Ballo me maska. Shume high class. Gati gati klasi i nazizmit, kriminel po me flok te lepira, si rama me atletet e bardha. Kur them atletet e bardha e kam fjalen per tony blair, merkel&co dhe shkerdhimin teatral te shqiptarit. Ah se per pak harrova edhe keto demokratet e rinj alla Meloni.

  5. Kane mentalitet bagetie! Dykembeshat ju duken perendi! Kane nje krenari kari! Jane te pa fe! Ndryshojne emrat e tyre me nje te qime ne bythe! Ne ADN kane kodin gjenetik te bolshevizmit. Etj virtyte te races iliro-otomane!

    Ahhh sa mire me ken skyptar, o hej!!!

  6. Çmimet jan nje absurditet me vete , me te larta se ne vete origjinen e tyre . Monopolet dhe futja e politikes ne to eshte arsyeja e vetme . Plus qe kjo eshte deshire dhe interes i palloshit , nje popull i varfer manipulohet me kollaj .

    1. Ore ti, a mer vesh nga ekonomia?
      Normal qe do te jene me te larta se ne origjine!!!
      Si mund te pretendosh ti qe cmimet ne Shqiperi te jene me te ulta se ne vendin e origjines.

        1. Shqipetaret gjithmone e kane mendjen me ja fut tjetrit. Clidhje ka futja ketu.
          Nese nje produkt prodhohet ne Gjermani atehere natyrisht qe ai do shitet me lire atje se sa ne Shqiperi. Ka kosto shtese. Ne te gjithe boten e njejta gje ndodh.
          Per shembull nese nje mall prodhohet ne Zvicer atehere ai do te shitet me lire atje sesa ne Gjermani, e cila e importon ate. Sado qe te lodhesh ti 2+1 bejne 3 dhe jo 2.
          Mallrat e importit gjithmone jane me te shtrenjte pasi kane kosto shtese si: transporti, dogana, magazinimi, etj…
          Si mendon ti domatja duhet te shitet me te njejtin cmim si ne Lushnje (vend ku prodhohet) ashtu dhe ne Tirane?

    2. O ti ASi b*thes, kur ste del ekonomia e popullates me Ekonomi Tregu, ce mban kot sistemin, mer vlla, se NUK ben, apo jo. Me llogjik i bie te perdoresh sistem tjeter per ‘tregjet e vogla’ si thua…

    3. O ti ASi b*thes, kur ste del hesapi komberar me Ekonomi Tregu, ce mban kot sistemin, mer vlla, se NUK ben, apo jo. Me llogjik i bie te perdoresh sistem tjeter per ‘tregjet e vogla’ si thua…

  7. “Ne kemi lënë pas në renditje dy vende si Moldavia që e ka pagën minimale 260 euro dhe Ukrainën” – Jo kemi lene pas dhe Kosoven qe e ka 350 euro pagen minimale po ju skeni interes ta permendni

    1. Moldavia thone idiotat dhe Ukraina po cmimet ne Moldavi dhe Ukraine jane shume here me te lira se ne Shqiperi. Ata marrin me pak por ka fuqi blerese me shume se jetesa eshte me e lire. Moldavia nuk shkaterroi bujqesine, ekonomine prodhimin, arsimin dhe shendetsine vetem.se ju premtuan te huajt lugen e floririt

  8. Lajmi i fundit është se Alfred Peza është dorëhequr nga posti i drejtorit të pçrgjithshëm të RTSH. Është dorëhequr i thënçin! E detyruan le të themi, se hajduti nuk ikën asnjëherë vetë po nuk e detyruan ose po nuk e arrestuan. Kush është alfred Peza do thoni ju? Është një ish gazetar i konvertuar pastaj në politikan. Si gazetar tërë kohës i sevilosej PS dhe Ramës. Vite më parë pati edhe një problem pasurie. Pasuria prej 1 milion dollarë në një bankë të nivelit të dytë e ish deputetit socialist Alfred Peza, ka qenë dhe një nga debatet e nxehta politike të asaj kohe. Por si gjithmonë në një shtet të korruptuar si Shqipëria, politika ia hedh paq! Nejse! Në lidhje me RTSH, Fredi kur u bë drejtor atje hoqi shumë njerëz nga puna dhe emëroi pastaj miqtë e vetë e të partisë, dhe dashnoren e vet. Ku ta çonte dashnoren ai? Papunë apo në një TV tjetër t’ja nduknin të tjerët? Jo. Familja është e shenjtë, bashkë me dashnoren kuptohet! Duhen mbrojtur dhe punësuar me çdo kusht, s’duhet lënë rrugëve. Atëherë ç’ka bërë të keqe Fredi në RTSH që qenkan mërzitur njerëzit e madje dhe Alketa Vejsiu? Alfredi ka blrë atë që Rama dhe rilindja ka mbi 12 vite që bëjnë në Shqipëri. Pra, nepotizëm, punësim partiak, hajdutllëk, abuzim me detyrën dhe fondet publike. Ku është problemi këtu? Problemi është që ne na dhemb kur e keqja na zë derën. Alkera Vejsiut psh iu bë qejfi për largimin e Fredit se ai I hoqi të atin nga puna kohë më parë. Shumë dakord dhe e kuptueshme mërzia e Anketës. Po kur rilindja mbush administratën me militantë dhe heq njerëz nga puna ku është Alketa dhe ata Vip-at e tjerë? Apo s’iu plas fare?! E dini ju sa njerëz kanë hedhur shtetin në gjyq për heqje pa të drejtë nga puna në këto12 vite? E dini çfarë kosto është për ato familje që hidhen më rrugë, dhe çfarë kosto është për buxhetin e shtetit dëmshpërblimi I tyre? Si përfundim, mund të themi që Fredi nuk është problemi, dhe ikja e tij nuk e zgjidh problemin. Se do vijë dikush tjetër dhe do bëjë të njëjtën gjë. Mjafton mos të heqë nga puna ndonjë familjar “Vipi” dhe nuk e diskreditojnë publikisht. Por problemi është sistemi korruptiv jo meritokratik që ka ngritur rilindja. Nëse nuk rrëzohet ky sistem, nëpër poste drejtorash do keni “Alfreda” të tjerë, që edhe nëse nuk janë të korruptuar si ai, do bëhen rrugës.

    PS: Prandaj Shqiptarët janë më të varfërit e Europës se nuk ka meritokraci, ka kleptokraci, mungesë të theksuar drejtësie ose drejtësi selektive. Nuk ka treg konkurrues. Është xhungël hesapi! Dhe në xhungël dihet kush fiton!

  9. Keshtu eshte kur ju puth bythen Perendimoreve me ne krye Cifuteve qe te shkaterrojne ekonomine, arsimin, mjekesine industrine, kulturen dhe zakonet dhe te kthejne ne hale. Kolonite e tjera kane perfituar ndonje rruge dhe spital kurse ne vetem na kane rrjepur. Te dhjefsha Amerike dhe Evrope

  10. Plas në PD? Zëdhënësi i Berishës sulmon Tritan Shehun: Duhet të kishte varur xhaketën!E thjeshte shqiperia eshte shume larg europes kapitaliste,shqiperia eshte feudalizem modern,shqiptaret kane dy makina por nuk kane shtepi,kane dy makina por nuk punojne,shqipetaret e ketushem dallojne me shqipetare emigrant atje punojne dhe jetojne sipas rregullave qe kapitalizmi ka vendosur ketu e 200 vjet perpara,kjo eshte arsyeja qe shqiptaret jane me te varfrit e europes.me mire te dish sesa te kesh pasuri.

  11. “4 këlyshë Sorosi drejtues qarqesh në PD”, shpërthen Murrizi: Servilë, duartrokisni çdo broçkull që del nga goja e çdo debili që mendon veten si lider politik

  12. “Me një lider në arrest shtëpie nuk…“, Alimehmeti kritika Berishës për ndryshimet në PD: Të ishte menduar më gjatë për gratë e diasporën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *