• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kreu i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia rrumbullaku



Pas dy vitesh në udhëheqje të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dorëzuar dorëheqjen e tij në Ministrinë e Brendshme.

Për këtë Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do të thërrasë nesër në orën 10:00 një mbledhje të rëndësishme.

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, si dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshme.

Pritet që diskutimet e mbledhjes do të përqendrohen në procedurat për emërimin e kreut të ri të Policisë së Shtetit dhe në planifikimin e hapave të ardhshëm për këtë proces.

Mediat raportojnë se për momentin kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit të ri.

Lajmi po përditësohet…


11 Comments

  1. Do garoje me Konkurs. Mos publikoni lajme te paverteta. Dhe mire ben.
    Le te konkurojne dhe djemte e rinj qe si cakton me politika

    1. Kam 23 vjet në Itali dhe drejtori policie ka ndruar nja 2!!! Në Shqipëri dhe sidomos nën qeveritë Rama janë ndruar nja 5 për 10 vite. Është normale të ndrohen ministrat por drejtorat e policisë duhet të kenë një jetë gjatësi sepse janë teknikë.

  2. Aty jane akoma miqt e Tahirit,Shifini si po ndertojbe apartamente ne Dhermi e gjetke.Dhe mbi te gjitha genjejbe,Thone qe ja po I marrim me kredi..Ke genjejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *