Naomi Campbell dhe Anna Wintour kanë qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas një moment të vogël “përplasjeje” që është xhiruar dhe që po qarkullon në TikTok.
Naomi, u nderua më çmimin “Fashion Icon Award” në eventin e modës “Harlem’s Fashion Row Fashion Show & Style Awards” në New York
Çmimi supozohej që t’i dorëzohej nga Anna Wintour, kryeredaktorja e “Vogue”, po për shkak të një vonese të Naomi-t, ajo mbajti vetëm një fjalim të shkurtër dhe vendosi që çmimin ta dorëzonte te kryeredaktorja e revistës “Harper’s Bazaar”.
“Po e prezantoj sonte këtë çmim për dikë që vonohet shpesh,” thotë Anna Wintour në një video që është shpërndarë në rrjetin X
“Çdo gjë funksionon ashtu siç duhet të funksionojë. Nuk ishte zgjedhja ime që ta kisha atë zonjën tjetër këtu,” u shpreh Campbell.