• |
ide | kryesore

Paloka: Nëse Rama fiton sërish nuk do shkoj më në parlament

Arkiva, Lajme, Të fundit
paloka



Në një interviste në Ora News, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse Edi Rama fiton sërish zgjedhjet. Ai shtoi se të gjithë demokratët kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Sali Berishës që është në arrest politik.

“Unë personalisht as nuk e dua dhe as nuk e mendoj që të jem në parlament që drejtohet ende nga Edi Rama. Edhe këto 4 vite kam bërë një zgjedhje timen personale, me ato akte që kam pasur në atë parlament që nuk e konsideroj të denjë të mbajë atë emër.

Në mandatin tjetër, e kam thënë dhe e përsëris, nëse Edi Rama arrin të na vjedhë, të manipulojë dhe të shtrembërojë vullnetin e shqiptarëve dhe të vazhdojë të rrijë në qeveri, mandati im as nuk më hyn në punë. Do la lë dhe ta marrë kush të dojë pas meje, sepse asnjë vlerë nuk do të ketë që unë të jem në një parlament që do të jetë parlamenti një diktatori.

Nëse ne nuk arrijmë që të mposhtim Ramën ne nuk kemi asnjë justifikim. Nëse Rama arrin që të na manipulojë dhe të na marrë zgjedhjet, unë së paku nuk kam asnjë punë në atë kuvend. Kështu duhet ta shohin të gjithë deputetët dhe anëtarët e PD-së. Kjo nuk është një ndarje privilegjesh. Të gjithë kanë detyrën për të ngritur shqiptarët në revoltë dhe të krijojë një qeveri teknike si dhe lirimin e Berishës që është në arrest politik” – tha Paloka. ©LAPSI.al


12 Comments

    1. Per Ramen votojne keta qe punojne ne shtet, keta qe marrin tendera dhe perfitojne, keta qe mbahen me punet e riqelbjes..Tani, me thuaj, perse duhet te votoje dikush Berishen?

    1. Historikisht enverizmi jetoi mbi 50 vjet.C’ bene nderkombetaret , aso kohe nuk e di.
      Sot, partine e punes me emrin socialiste ka jo pak nderkombetare, qe e perkrahin dhe e duan, se po kalon nga fitorja ne fitorja Ejani,MIQ ne Shqiperine socialiste!!!..

  1. Kujtimi i Azemit qe dha jeten per Shqiperi, Kosove, Metohi dhe Cameri duhet te respektohet nga Shqiptaret ne keto zgjedhje 100%. Miku i Berishes dhe i gjithe demokrateve. Azem Hajdari. Pishtari.

  2. Po c’do besh o mavri? Qe kur late bashkite, mileti e drodhi u be me edi ramen. Ju ne vend te luftoni edi ramen, merreni me njeri tjetrin.

  3. Armiku i popullit
    ZPaloka
    Me mire dhe me nje nder ik
    Qesot nga PD dhe nga deputet
    Partia Demokratike
    Sa te ket Salen ne krie
    Nuk fiton
    Sala ju ka falimentuar si parti demokratike
    Une qe te shkruaj
    Jam familje Demokratesh
    Te tnternur nga gjermani
    Te burgosur nga Hoxha dhe
    Saliu
    Une kam votuar per deputet shqipetar vetem nje here
    Nefillim te demokracis
    Ku partia demokratike fitoi vetem ne Himare
    Partia Non grada pa mbeshtetje te Amerikes dhe Evropes nuk fiton
    Partia demokratike e e sales esht vetem per Salen nuk i sherben popullit dhe partis demokratike
    Rristrukturoni partin demokratike me elemente demokratike dhe jo me gerdalla komuniste
    Sa me shume te rrije ne krie gerdalla komuniste
    Partia demokratike nuk fiton
    Mundohuni te krijoni dhe rinovoni partine demokratike
    Ti sherbeje demokracis dhe popullit dhe jo me kastes komuniste te sistemit Berishjan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *