Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në Drashovicë të Vlorës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e Razi Hoxhës dhe nuk ka të lënduar. Ndërkohë raportohet se ka vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e shpërthimit. Kujtojmë që ky është rasti i dytë i shpërthimit të bombolës në vetëm pak ditë. ©LAPSI.al