Mbreti Charles dhe shoqëruesja e tij Camila janë qëlluar me vezë teksa ishin në një vizitë në York. Mësohet se personi që ka sulmuar mbretin është rrethuar dhe kapur nga 4 policë. Mbreti u qëllua me vezë teksa ai takonte disa nga krerët e qytetit. Ndërkohë qytetarët kanë bërtitur “Zoti shpëtoftë mbretin” dhe “Turp të vijë” drejtuar agresorit.
Ngjarja ndodhi ndërsa çifti mbretëror pritej të zbulonte statujën e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë në muajin shtator. Mbreti Charles nuk u duk i shqetësuar nga incidenti. Ai vazhdoi ceremoninë sipas protokollit.