Sabiani ka folur së fundmi për raportin e tij me Ilir Shaqiri. Artisti ishte i ftuar në “Zemër Luana” ku në një nga lojërat i është kërkuar t’i thotë diçka Ilirit. “I uroj jetë të lumtur. Ishalla fiton edhe një Big Brother tjetër”, u shpreh ai për ish mikun e tij”.
Më herët Sabiani ishte i ftuar në një intervistë ku zbuloi arsyen pse mungoi në dasmën e tij.
“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur.
Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh Sabiani”. Nga ana tjetër Shaqiri ka treguar se dyshja nuk ka më komunikim.
“Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe përsa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh miqësie shumë i lartë dhe me shumë vlera, por ama kur fillon dhe abuzohet në miqësi kjo pastaj nuk është më miqësi”, deklaroi balerini.