Një fanse e Harry Styles është burgosur pasi i shkaktoi artistit shqetësim serioz.
Gruaja që përndiqte Styles është arrestuar dhe është ndaluar ta shohë atë duke performuar.
Myra Carvalho, 35 vjeç, e cila u paraqit në Gjykatën Harrow Crown në Londër, thuhet se e kishte ndjekur këngëtarin duke i dërguar atij 8,000 letra në më pak se një muaj.
Ajo u dënua me 14 javë burgim pasi u deklarua fajtore për një akuzë për ndjekje që përfshinte alarm apo shqetësim serioz, tha një zyrtar i gjykatës.
Gjithashtu Carvalho mori dhe një masë ndalimi për 10 vjet. Ajonuk mund të marrë pjesë në asnjë event ku Harry po performon.