• |
ide | kryesore

Conte e Juventus e mbajtën të fshehtë “divorcin” deri në mbyllje të abonimeve. A janë mashtruar tifozët?

Arkiva, Sport
conte allegri.jpg


 

Largimi i beftë i Antonio Conte -s nga Juventus dhe zëvendësimi i menjëhershëm, brenda 24 orësh, me Massimiliano Allegri -n kanë ngjallur hije dyshimi për një marrëveshje të mëparshme mes klubit dhe 2 teknikëve. Palët folën për pakënaqësi me fushatën e blerjeve. Por janë të shumtë ata që e panë largimin si një rrufe në qiell të hapur. Mediat italiane shkruajnë se Conte dhe Juventus ishin ndarë më parë. Por ky "divorc" mes tyre ishte mbajtur i fshehtë deri në mbylljen e abonimeve. Tifozëve juventinë nuk u pëlqen ish -trajneri i Milanit, Allegri, aq më tepër kur kujtojnë se ai nuk qe i aftë ta fitonte kampionatin as me lojëtarë si Ibrahimovic e Tiago Silva. Në fakt, lajmi për largimin e Conte-s, për motive jo bindëse për shumicën e tifozëve, u dha 2 ditë pasi klubi njoftoi se të gjitha abonimet ishin shitur.