• |
ide | kryesore

Ferhan Hasani, futbollisti nga Tetova i shënon një supergol Liverpulit

Arkiva, Sport
Ferhan_Hasani_scorer_imod_Fc_København_på_frispark_2014-04-15_02-20.jpg


 

Ferhan Hasani, futbollisti shqiptar nga Tetova që luan për skuadrën daneze të Brondby IF, i shënoi një supergol Liverpulit në miqësoren e luajtur të mërkurën. Goli i tij, pas një triblimi mes 4 lojëtarësh, vulosi fitoren 2 – 1 për skuadrën daneze. Sulmuesi 24 -vjeçar firmosi vitin e kaluar një kontratë 2 -vjeçare me Brondby IF. Ai debutoi me numrin 22 më 15 shtator dhe e shënoi golin e tij të parë në këtë skuadër vetëm pas 2 minutash lojë. Hasani ka luajtur që në moshën 17 -vjeçare me Shkëndijën, ndërsa në vitin 2010 u aktivizua në kombëtaren e Maqedonisë.