• |
ide | kryesore

Rrëzohet në Ukrainë një avion i Malaysia Airlines me 295 persona në bord

I pakategorizuar
avioni.jpg


Një tjetër tragjedi ajrore shokon botën.

Një Boeing malaizian, që lidhte Amsterdamin me Kuala Lumpurin u rrëzua në lindje të Ukrainës këtë të enjte, 17 korrik.  Avioni I linjës MH17 Boeing 777 me 295 persona në bord u zhduk nga radarët në 10 mijë metra lartësi dhe më pas u përplas pranë qytetit Chakhtarsk në rajonin e Donetsk. Aksidenti ndodhi pranë kufirit rus, në zonën e luftimeve mes forcave ukrainase dhe atyre pro ruse.

Presidenti ukrainas nuk e përjashton mundësinë që avionic të jetë goditur.  “Është rasti i tretë tragjik këtyre ditëve të fundit, pas avionëve An- 26 dhe Su- 25 të forcave të armatosura ukrainas, të qëlluara nga territori rus. “Ne nuk e përjashtojmë që ky avion të jetë qëlluar dhe theksojmë se forcat e armatosura ukrainase nuk kanë bërë qitje të dyshimta që mund të arrinin objektiva në ajër”, tha si para se të paraqiste ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Por sipas njoftimeve më të fundit, avioni malaizian është goditur nga një tjeër avion ukrainas, I cili ishte qëlluar nga forcat proruse sipas një burimi të separatistëve rusë në Ukrainë. “Dëshmitarët e panë Boeing 777 të sulmuar nga një avion gjuajtës ukrainas. Më pas, avioni I linjës u thye në dysh dh era mbi terrotorin e “Republikës së Louganskit” (e shpallur si e tillë nga sepratistët). Pas sulmit, avionic ukrainas u qëllua dhe ai gjithashtu ran ë afërsi të të njëjtit vend”.

Katër muaj pas zhdukjes së MH370, Malaysia Airlines konfirmoi se ka humbur kontaktet me një prej avionëve të saj, MH17, mbi Ukrainë.

Wall Street-i pësoi tronditje pas rrëzimit të avionit, ndërkohë që investitorët I druhen pasojave mbi ekonominë botërore të një përshkallëzimi të tensioneve në këtë rajon në krizë.

Më poshtë janë fotot e para menjëherë pas aksidentit.

crash avion