• |
ide | kryesore

Bamir Topi thumbon Fevziun përmes Fatos Lubonjës

I pakategorizuar
téléchargement (2).jpg


Ish -presidenti Topi, në një intervistë për të përditshmen "Dita", duke komentuar edhe rolin e analistëve politikë në Shqipëri, nuk i ka kursyer akuzat për ta: "Kush janë këta analistë të guximshëm? Ku janë ata? Të gjithë janë bërë pjesë e pushteteve politike", ka thënë Topi. I pyetur më pas nëse edhe Fatos Lubonjën e rendiste midis tyre, ish -presidenti është përgjigjur: "Unë e vlerësoj shumë Fatos Lubonjën, është një intelektual që nuk ka nevojë të komentohet, por në momente të caktuara, edhe ai ka shërbyer në studio televizive që i kanë shërbyer pushteteve politike". Nuk ka dyshim se aluzioni është i qartë. Fjala është për emisionin Opinion të Blendi Fevziut. Duke qenë se Lubonja ka një kontratë ekskluziviteti si analist, pikërisht me këtë emision, del e qartë se për kë e ka pasur fjalën ish -presidenti. Por, Bamir Topi harron se ka qenë edhe vetë pjestar i kësaj studioje, sidomos në kohën kur ai u zgjdhodh me 6 vota të vjedhura nga opozita. Ai harron gjithashtu se po nga emisioni Opinion, i ka bërë edhe akuzat e para për atë për të cilën akuzon sot analistët. Pra për mbështetjen që atij i mungoi gjatë periudhës së ndryshimeve kushtetuese. Menjëherë pas ndryshimeve të prillit 2008, Bamir Topi deklaroi në "OPINION"  se atë nuk e ka pyetur askush nga ish-partia e tij për këto ndryshime që reduktonin rolin e presidentit.