• |
ide | kryesore

Erdogan: Barbarizmi izraelit ia kalon edhe Hitlerit. Bota islame të reagojë

I pakategorizuar
gaza.jpg


Luftimet në Rripin e Gazës janë bërë më të ashpra. Jënë të pakën 87 viktimat në radhët e palestinezëve, një pjesë e madhe civilë. 13 ushtarë të vrarë raportohen nga radhët e ushtrisë izraelite. Hamas njoftoi në mbrëmje se ka kapur dhe po mban peng një ushtar izraelit. Një ditë e përgjakshme që ka tronditur edhe diplomacinë botërore. Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, fajësoi militantët e Hamasit. Por reagimi më i fortë ishte ai i kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan. Ai e quajti ofensivën izraelite si sulm hitlerian, siç raporton Bloomberg. "Ata mallkojnë Hitlerin ditë e natë. Por tani barbarizmi i tyre ia ka kaluar edhe Hitlerit" -u shpreh ai në qytetin Ordu, në një fjalim të transmetuar nga agjencia IHA. 

 

Ndërsa faqja e internetit mesazhi.com përktheu një fjalim të tijin, në të cilin ai fajëson  komunitetin ndërkombëtar, por veçanërisht botën islame, se nuk po reagojnë ndaj masakrës në Gaza. 

“Pse janë formuar Kombet e Bashkuara? Për paqe në botë. Por, a ka paqe? Çfarë pune po bëjnë Kombet e Bashkuara? Vetëm shërbim i dredhive të tyre. Bota po hesht, Perëndimi po hesht. Fatkeqësisht, edhe bota islame po hesht. Bota islame po shikon. Po pyes, ku je o bota islame. A nuk po të copëtohet trupi. Pastaj po themi se pse Perëndimi po hesht?”.

Atë që po ndodh në Gaza, kryeministri turk e quan si pasojë të padrejtësive që myslimanët po i bëjnë njëri – tjetrit.