Ofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka shkaktuar deri tani 870 viktima në radhët e palestinezëve dhe 32 mes izraelitëve. Shumica e viktimave janë civilë. Mes tyre janë shumë gra e fëmijë. Me dhjetëra mijëra janë të zhvendosurit. Vendi është në prag të një katatrofe humanitare. Këto foto tregojnë një pjesë të asaj se çfarë po ndodh në zonën që gjendet prej disa ditësh nën bombardimet e rënda të ushtrisë izraelite dhe kundërpërgjigjet e grupit Hamas.