• |
ide | kryesore

Gaza, një lindje e rrallë si triumf ndaj vdekjes

I pakategorizuar
katernjaket.JPG


Një fotografi e katërnjakëve të lindur në një spital në Gaza nga një grua që kishte shpenzuar 5 vite në trajtime InVitro, ishte një moment i shkurtër gëzimi në mes të një krize në rritje. Konflikti mes Izraelit dhe Hamas vazhdon në javën e tij të katërt me mbi 1400 palestinezë  të vrarë nga bombardimet e shumta.  
Dr Bassel Abuwarda, një mjek në Al-Shifa Hospital, postoi në rrjete sociale një foto të tre djemve dhe një vajze të shëndetshme, duke shkruar: “Pavarësisht dhimbjes, nëna palestineze u dha jetë katër fëmijëve mbrëmë në Gaza."
Al-Shifa Hospital u godit nga një bombardim të hënën dhe raportoi shumë të plagosur. Dr Abuwarda ka shkruar vazhdimisht në Tweeter eksperiencat e tij nga spitali ku përpjekjet nuk reshtin për t'u ardhur në ndihmë numrit në rritje të të prekurve nga konflikti.