• |
ide | kryesore

Ja emrat dhe fotot e xhihadistëve të arrestuar në Kosovë

I pakategorizuar
arrestimet kosove.jpg



Gazeta Zëri ka siguruar emrat e 40 xhihadistëve të arrestuar në Kosovë, të cilët besohet se kanë qenë pjesë e luftës në Siri e Irak, si anëtarë të organizatave terroriste SISI dhe Al –Nusra. Ata u vunë në pranga në një operacion policor në 6 qytete. Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, disa prej tyre kanë marrë pjesë në luftime e disa të tjerë kanë kryer rekrutime për xhihad. Mediat në Kosovë shkruajnë se ata po planifikonin edhe një sulm terrorist në një aktivitet të madh që do të mbahej gjatë këtyre ditëve. Por një version i tillë nuk është pohuar zyrtarisht nga hetuesit. Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi paralajmëroi se do të ketë arrestime të tjera. Ndërsa sipas Tv Klan, hetimet për arrestimin e 40 xhihadistëve janë koordinuar mes Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda në Shqipëri. Hetimet, thuhet se kanë nisur njëkohësisht, rreth muajit tetor të vitit të kaluar. Në Shqipëri ato çuan në arrestimin e 8 personave, në muajin mars, mes tyre edhe imamët e xhamive të Mëzezit dhe Unazës së Re në Tiranë. Nëse të arrestuarit në dy vendet kanë patur bashkëpunim mes tyre, pritet të provohet nga hetimet e mëtejshme dhe shkëmbimi i të dhënave mes dy prokurorive.

Ndërkohë disa media në Kosovë kanë publikuar edhe fotot të të arrestuarve. (më poshtë fotot dhe disa nga emrat)

Të arrestuarit për vepra penale të terrorizmit janë:
Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar me banim në Fushë Kosovë,
Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar me banim në Lipjan,
Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës,
Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja “Dardania” në Prishtinë,
Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës,
Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit,
Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina,
Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina,
Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë,
Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë,
Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde i Vitisë,
Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhdi i Vitisë,
Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt,
Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaqanikut,
Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit,
Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë i Kaçanikut,
Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj,
Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi por me banim në Ferizaj,
Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë i Gjilanit,
Samidin M. Halimi, 40-vjeçar, nga Dragashi,
Boshnjaku Fikret J. Krco, 32-vjeçar,
Ibrahim Rashiti, 37-vjeçar, nga Opoja e Dragashit,
Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni,
Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës,
Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja,
Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut,
Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit,
Berat F. Këpuska, 26-vjeçar, nga Gjakova,
Arsim R. Istrefi, 36-vjeçar, nga Bajgora e Mitrovicës,
Sadat Kaqiku, 39-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës,
Vehbi S. Gërgjaliu, 31-vjeçar, nga Studimja e Poshtme e Vushtrrisë,
Jeton A. Hajdini, 39-vjeçar, nga Kqiqi i Madh i Mitrovicës
Skender Syla, 33-vjeçar, nga Mitovica.