• |
ide | kryesore

Ja pse duhet të jeni xhelozë për ata që punojnë tek Google

Arkiva, Stil
google-slide.jpeg


Përse të gjithë duan të punojnë tek Google. Duhet të këtë shumë arësye por të paktën njëri prej tyre është padyshim fakti që kompania i mbush me optimizëm punonjësit e tyre çdo ditë kur ata vijnë në zyrë. “Business Insider” ka intervistuar ish-shefin ekzekutiv të Google, Nate Keller që thotë se kur ai e la kompaninë në vitin 2008 shërbeheshin për punonjësit 40 mijë racione me ushqim çdo ditë.

Një tjetër fakt mbresëlënës për këtë kompani është se punonjësit e Google konsumojnë mbi 1 milion racione pule të pjekur çdo muaj. Dhe sipas tij, kjo ndodhte vetëm në vitin 2008 kur u lançua i pari telefon android.

“Business Insider” ka mësuar gjithashtu nga të tjera burime se përveç ushqimit ka edhe të tjera kënaqësi për punonjësit e Google. Për punonjësit e kompanisë amerikane ka edhe seanca masazhi të paguara ndërsa në një kompleks prej 7 hektarësh gjen nga të gjitha sportet për argëtim. Nuk mungojnë aty një pistë patinazhi, fushë hokeji, basketbolli etj.

Duke patur parasysh të gjitha këto nuk është e vështirë të konsiderohet Google si vendi më i mirë për të punuar.