• |
ide | kryesore

Aksident në Gjirokastër, vdesin dy turiste polake

I pakategorizuar
3..jpg


Dy turiste polake kanë humbur jetën pasditen e së martës në një aksident automobilistik në jug të Shqipërisë. Aksidenti ndoshi rreth orës 19:30 në aksin kombëtar Gjirokastër – Kakavijë. Nga burime të lapsi.al në vendngjarje mësohet se automjeti tip Ford ku udhëtonin dy turistet doli nga rruga në afërsi të fshatit Sofratikë. Për pasojë kanë humbur jetën dy turistet polake, Magdalena Maria Furtak, 32 vjeçe dhe Monika Liszka, 36 vjeçe. Mësohet se ato kanë gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa ka shpëtuar fëmija 9 vjeçar i njërës prej turisteve si dhe drejtuesi i mjetit, një i ri nga Shkodra.

Shkaku kryesor i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të automjetit. Policia rrugore dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet në vendngjarje. Mësohet se dy shtetaset polake ndodheshin prej disa ditësh në territorin shqiptar për turizëm.