• |
ide | kryesore

Lonely Planet: Marubi në Shkodër, një nga 50 “sekretet” e Europës

I pakategorizuar
marubi shkoder.jpg


“Admironi filmat me metrazh të shkurtër të Méliès, muzikën live nën një qiell të mbushur me yje dhe në një kinema të hapur të bërë mes degëve të ullinjve. Kjo ndodh në Ostuni, në fermën “Il Frantoio” në një nga 50 vendet që prestigjozja Lonely Planet ka zgjdhur nën titullin “Sekretet e Europës”.

Kështu nis prezantimi i agjencisë së famshme të turizmit Lonely Planet. Nëse sheh me vemëndje albumin e fotografive, Shqipëria ka edhe ajo “sekretin” e saj. Dhe pikërisht në Shkodër shkruan “Lonely Planet” nuk duhet lënë pa vizituar ekspozita fotografike “Marubi” duke e pasqyruar edhe me një prej fotove të këtij koleksioni të çmuar për kulturën shqiptare.

Kush janë Marubët?

Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Ateljeja e parë u ngrit më 1858, nga Pjetër Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë. Pjetër Marubi (1834-1903) ishte mjeshtër i vërtetë i artit fotografik. Ndryshe nga shumë atelje të tjera fotografike që u ngritën më vonë në Shqipëri, ateljeja e Marubit, qysh në hapat e para të saj,u bë një laborator krijues i fotografisë artistike.

Studio fotografike “Marubi” nuk prodhoi vetëm për nevojat personale apo familjare të qytetarëve. Qysh gjatë viteve ’70 të shek.XIX, Marubi u bë fotoreporter i revistës “Illustrazione Italiana” për vilajetin e Shkodrës. Fotografitë me interes etnografik, historik apo gjeografik ilustruan me dhjetra vepra të autorëve të huaj për Shqipërinë, ose u botuan në trajtën e kartolinave.

Më 1970 Gegë Marubi ia dhuroi fototekën e studios, me një pasuri prej 500.000 negativash, shtetit shqiptar. Sot ajo përbën një qendër të rëndësishme arkivore-shkencore. Fotografitë e saj përbëjnë një pasuri të rradhë për historianët, etnografët, arkitektët, urbanistët, artistët, etj.

Të tjera sugjerime nga Lonely Planet

Jugu i Anglisë

Itali, Umbria

Zvicër

Gjermani