• |
ide | kryesore

CNN: Kosova, e vetmja në Ballkan që dërgon xhihadistë në Siri

I pakategorizuar
xhihadistet 1.jpg


Së fundi 2 amerikanë u vranë në Siri ndërsa në videon e vrasjes së gazetarit James Foley ishte një person që dukej se kishte dialektin e Londrës. Kjo shtoi frikën për numrin e muslimanëve amerikanë dhe britanikë që kanë shkuar të luftojnë në Siri. Por a janë SHBA dhe Britania ato vende që kanë problemin më të madh për këtë çështje? CNN ka bërë një analizë të 25 vendeve që kanë dhënë shifra zyrtare për për personat që janë nisur në luftë.

Kosova e vetmja në Ballkan

Sipas CNN, Kosova me 2.1 milion banorë është i vetmi vend në Evropën Juglindore që përfshihet në hartën e vendeve që dërgon xhihadistë në Siri. Numri i shqiptarëve të Kosovës që kanë shkuar në Siri sipas këtij studimi të bazuar në shifra zyrtare është 100-120 persona ose 0.006% e popullsisë.

25 vendet e marra në studim

Më shumë se 11 mijë persona kanë udhëtuar nga e gjithë bota drejt Sirisë për të luftuar, thonë zyrtarët duke nënvizuar se një pjesë e tyre janë kthyer sërish në shtëpi. Natyrisht vendet me shumicë më të madhe myslimane kanë dërguar edhe më shumë luftëtarë. Por bie në sy se disa vende me popullsi të vogël muslimane kanë dërguar një numër të madh xhihadistësh. Çuditërisht, Finlanda dhe Irlanda kanë numrin më të madh të luftëtarëve të huaj në Siri krahasuar me numrin e tyre të popullsisë. Afërsisht 1 në 1400 muslimanë nga këto vende ka shkuar në Siri.

Britania dhe Franca kanë përqindje të përafërt të myslimaneve që kanë shkuar në Siri që llogaritet në 1 në 6 mijë. Në Hollandë, 1 në 7.700 muslimanë ka shkuar në liftë ndërsa nga muslimanët amerikanë kanë udhëtuar drejt Sirisë vetëm 1 në 25 mijë.

Indonezia ka numrin më të madh të muslimanëve në botë por vetëm një pjesë e vogël nga ky vend ka shkuar të luftojë. Madje edhe vende muslimane në kufi ose fare afër me konfliktin si Turqia, Algjeria apo Maroku kanë dërguar pak ose aspak ushtarë të luftojnë në krah të ISIS. Pakistani, India dhe Bangladeshi që kanë gjithashtu një numër të madh muslimanësh nuk kanë fare të dhëna nëse qytetarë të tyre kanë shkuar në Siri.