• |
ide | kryesore

Socialistët francezë mobilizohen për të ndihmuar presidentin. Popullariteti i bie në 13 %

I pakategorizuar
612163-valerie-trierweiler-et-francois-hollande-le-6-avril-2013-a-tulle.jpg


Ashtu siç pritej, libri i ish –të dashurës gazetare të presidentit francez, François Hollande, ka shkaktuar mjaft zhurmë në qarqet politike franceze dhe jo vetëm. Ségolène Royal, Manuel Valls, Jean-Marie Le Guen dhe disa drejtues të tjerë të lartë të Partisë Socialiste franceze janë vënë në vijën e parë të mbrojtjes kundër akuzave që Valérie Trierëeiler bën në librin e saj me titull “Faleminderit për këtë moment” (pjesë nga libri i gjeni në rubrikën e lajmeve të lapsi.al). Ata kanë nisur një kundër-ofensivë për ta diskretituar librin, duke e cilësuar atë si një akuzë groteske kundër presidentit.

 Nënë e katër fëmijeve të presidentit, me të cilin ajo ka ndarë jetën për afro 30 vjet, deri në vitin 2007, dhe tashmë Ministre e Mjedisit, Ségolène Royal është shprehur e para kundër librit, duke e quajtur “diçka pa rëndësi” rrëfimin e Valérie Trierëeiler.

Por teksa ka pranuar të përgjigjet mbi çështjet politike, Ségolène Royal ka refuzuar të komentojë marrëdhëniet private kur gazetari dhe prezantuesi Jean-Jacques Bourdin e pyeti në RMC/BFM TV mbi një tjetër akuzë të Valérie Trierëeiler; atë se ajo kishte negociuar për ta mbështetur François Hollande gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.

Në mungesë të reagimit nga pallati Elysée (presidenca), është kryeministri Manuel Valls, i cili, sapo doli libri, doli në ndihmë të presidentit, duke denoncuar ato që ai i quajti si “sulme skandaloze” dhe “përzjerje e jetës publike me atë private” që “ulnin nivelin e debatit”.

Sekretari i Shtetit për Reformën Territoriale, Thierry Mandon, e nxorri gjithashtu zemërimin e tij: “Nuk më intereson se çfarë mendon znj. Trierëeiler, e cila i ka bërë shumë dëm jetës publike me këtë libër…”

“Portreti” që i është bërë presidentit François Hollandë nga ish –e dashura e tij, nuk është absolutisht ai që ne shohim në realitet” – thotë Jean –Marie Le Guen, Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndërsa presidentja e Frontit Nacional, Marine Le Pen e konsideron librin “një turp për Francën, që prek si atë që e ka shkruar, ashtu edhe personazhin për të cilin flitet”. Sipas saj, kjo është “një garë e shëmtuar”. Ndërsa për etiketimet që presidenti Hollande u bën të varfërve, si “njerëzit pa dhëmbë”, siç thuhet në libër, Marine Le Pen thotë se “do të ishte mjerane, nëse ai e ka thënë këtë”.

Francezët reagojnë. Popullariteti i Hollande bie në nivel historik

Menjeherë pas publikimit të librit, popullariteti i presidentit Hollande ka prekur nivelin më të ulët historik. Sipas Figaro Magazine, vetëm 13 % e francezëve shprehen se kanë ende besim tek presidenti i tyre. Sondazhi u krye menjëherë pas hedhjes në treg të librit, fillimisht me një tirazh prej 200 mijë kopjesh. Ai u rendit që në ditën e parë si botimi më i shitur në Amazon France. 

/lapsi.al/