• |
ide | kryesore

Flet trajneri i Portugalisë: Humbja me Shqipërinë, e padrejtë

Arkiva, Sport
paulo-bento-1403507789.jpg


Paulo Bento u shfaq i hidhëruar para gazetarëve pas humbjes së ekipit të tij me kombëtaren shqiptare. Një humbje e pabesueshme për të, pasi vjen në shtëpi dhe nga një skuadër si e jona që nuk ka mundur të kalojë asnjëherë turin eliminator të ndonjë kampionati europian. Trajneri i portugezëve e quajti humbjen të padrejtë. "Ishte disfatë e padrejtë. Nuk na shkuan gjërat mirë dhe u ndëshkuam në të vetmin rast të krijuar nga Shqipëria. Loja jonë ishte bindëse". Kështu u shpreh ai, teksa në konferencë u ktheu përgjigje edhe tifozëve të irrituar me skuadrën pas kësaj disfate. Ai tha se skuadra i respekton tifozët, por ajo duhet të vazhdojë rrugën e saj edhe pse dështoi në ndeshjen e parë. Ndërsa sulmuesi kryesor i Portugalisë në këtë ndeshje, Nani, u shpreh: "rezultati ishte shumë negativ. Mund të them se Shqipëria na vodhi fitoren".