• |
ide | kryesore

Balaj: Pas golit i kërkova fanellën Pepes

Arkiva, Sport
balaj pepe.jpg


Bekim Balaj u ngacmua jo pak gjatë lojës me Pepen, mbrojtësin lider të Portugalisë dhe Realit të Madridit. Sulmuesi fitoi duelin me shtatlartin, ndërsa sapo shënoi, i kërkoi që të ndërronin fanellat pas ndeshjes. Ky moment u kap edhe nga kamerat në transmetim LIVE. Në një intervistë pas ndeshjes Balaj tha se “Pepe bënte gjatë të gjithë kohës provokime të ndryshme, duke ndërruar krahun apo gjëra të tilla. Gjithsesi, në fund më përgëzoi për golin” – tha Balaj.

I pyetur për golin dhe ndonjë dedikim të veçantë, sulmuesi deklaroi: “Së pari jam shumë i lumtur që arrita të shënoj. Kam luftuar shumë për të qenë këtu. Besoj se e kam shpërblyer besimin e trajnerit, i cili këtë herë më aktivizoi që nga minuta e parë. Për sa i përket golit që shënova, mendoj se ishte një goditje e menjëhershme dhe refleks i imi në atë pozicion. Këtë gol ia dedikoj babait tim, familjes dhe të gjithë tifozëve”.