• |
ide | kryesore

Dasma maratonë e Erion Veliajt. Detaje dhe foto nga ceremonia në Pezë.

I pakategorizuar
IMG-20140908-WA0005.jpg


Nuk po mbarojnë ceremonitë martesore të ministrit Erion Veliaj. Pas ceremonisë së zhvilluar të shtunën në kalanë e Gjirokastrës ku morrën pjesë gati 1 mijë të ftuar, të hënën në mbëmje çifti ka mbledhur një rreth më të ngushtë miqsh në Pezë, në perferi të Tiranës. Lapsi.al mësoi se darka ka filluar rreth orës 19.00 ne fshatin Peze. Aty ishin të ftuar një numër i madh personash publikë. Në foto duket çifti Veliaj-Xoxa, përpara të ftuarve të rastit. Në shpinë tyre, ishte vendosur nje pasqyre. Ra në sy sërish mungesa e kryeministrit Rama. Po kështu nuk u panë deputetë të Partise Demokratike ndërsa ishin të pranishëm eksponentë të ish-MJAFT-it dhe G99. Në derën e hyrjes ishin vendosur flakadane dhe po ne hyrje, duhet te dorëzoje edhe dhuratat për çiftin, të cilat vendoseshin në një tavolinë të veçantë. Këtë rradhë për të ndezur atmosferën ishin zgjedhur këngëtarët Sidrit Bejleri dhe Olta Boka.