• |
ide | kryesore

Gazetat portugeze: “Turp” dhe “Mjerim total”

Arkiva, Sport
portugez.jpg


“Turp”, “Mjerim total”. Këto janë titujt e gazetave të përdishme portugeze një ditë pas humbjes “turpëruese” në shtëpi në ndeshjen e parë zyrtare të Euro 2016 përballë Shqipërisë së vogël. “Të vogël” por plot energji dhe të drejtuar nga një trajner me përvojë si Gianni De Biasi që kanë firmosur suksesin historik. Për gazetat portugeze nuk ka rëndësi mungesa e Cristiano Ronaldos, dështimi në shtëpi i firmosur nga një gol i mrekullueshëm i Balajt është dhe mbetet i papranueshëm. Për portugezët ky mbetet rezultati më i turpshëm.