• |
ide | kryesore

Rama: Ja nga do na drejtohet Ati i Shenjtë. Por qeveria nuk pranoi ta financonte altarin

I pakategorizuar
mm_5259.jpg


Përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka treguar projektin e vendit ku Papa pritet të zhvillojë meshën e madhe.

“Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”, shkruan Rama në Tëitter.

Lapsi.al mëson se komisioni i posaçëm që qeveria Rama ngriti për rehabilitimin e sheshit Nënë Tereza, me rastin e vizitës së Papa Françskut, ka refuzuar kërkesën e Kishës Katolike që altari (i nxjerrë nga Rama në Tëitter) të financohej nga qeveria. Ky projekt kushtonte 50 mijë euro, ndërsa i gjithë rehabilitimi kap vlerën e 1 milionë eurove. Pas këtij refuzimi, Kisha Katolike i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, e cila e ka marrë përsipër financimin.

Sheshi “Nënë Tereza” është parë si vendi më i përshtatshëm për të zhvilluar meshën e madhe më 21 shtator, ndaj qendra e tij ka nisur të rikonstrukturohet prej disa javësh. Papa Francesku, zgjodhi të nisë vizitën e tij të parë në Evropë pikërisht me Shqipërinë, si simbol i harmonisë fetare.