• |
ide | kryesore

Burri e mbyll 3 vjet në banjo, sepse lindi vajzë

Arkiva, Pikante
gruaja.jpg


Një grua 25 -vjeçare u mbajt e mbyllur në banjo për tre vjet nga bashkëshorti i saj, sepse solli në jetë një vajzë. Ngjarja e rrallë ndodhi në Patna të Indisë. Kur policia e gjeti gruan pas një kallëzimi anonim, e reja nuk hapte dot sytë nga drita, sepse kishte ndenjur gjithë kohën në errësirë. Thonjtë e duarve dhe këmbëve i ishin rritur aq shumë sa nuk mund të kryente asnjë funksion normal. Me të dalë nga “burgu” gruaja u shkreh në lotë nga fakti se vajza e saj e vogël nuk e njihte. Daily Mail raporton se gruaja ishte dhunuar që ditën e parë të martesës në vitin 2010, sepse nuk kishte sjellë me vete një pajë të majme për familjen e burrit. Në momentin kur ajo lindi vajzë, zemërimi i burrit të saj kapërceu çdo kufi. Ai e mbajti në banjo, duke e ushqyer me mbeturina dhe duke mos e lënë të takonte vajzën. Sipas saj, kjo ishte një hakmarrje për mungesën e pajës dhe lindjes së një fëmije të seksit femër. Bashkëshorti i saj është arrestuar nga policia, por shpresat e gruas për drejtësi janë të pakta, për të mos thënë inekzistente!