• |
ide | kryesore

Edhe peshqit kanë tru

Arkiva, Pikante
peshku i kuq.jpg



Kush mendon se peshku nuk ka tru, e ka gabim. Xhorxhi, ky peshk i kuq Australian, që shihni në këtë foto, ka aq tru, saqë i është dashur një ndërhyrje në të për ta shpëtuar nga një tumor. Sëmundja iu zbulua në moshën 10 –vjecare. Falë një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai tashmë mund të jetojnë normalisht. Familja që e mbante është e lidhur aq shumë me të saqë vendosën që ai t’i nënshtrohej ndërhyrjes, e cila u krye në Spitalin e Kafshëve të Melburnit. Ashtu si për njerëzit, edhe për Xhorxhin u përdor anestezia, vetëm se teknika ishte e ndryshme.