• |
ide | kryesore

Kur e dashura jepet me qera për një iPhone 6

Arkiva, Pikante
10253393_10152723999794100_1902067937_n.jpg



Dalja në shitje e telefonit më të ri iPhone 6 nxorri në pah numrin e lartë të fanatikëve të kompanisë Apple që fjetën ditë e natë para dyqaneve për të qenë të parët që do të blinin produktin më të ri. Por fanatizmi i këtyre njerëzve të apasionuar pas teknologjisë kaloi çdo kufi, kur u mësua se një student në Shangai ishte gati të shkëmbente të dashurën për një iPhone. I riu doli në rrugë me një tabelë ku shkruhej se jepte të dashurën me qera përmes disa ofertave fantastike ditore dhe mujore. “Jam gati të ndaj të dashurën me ty për 1 £/ora 5 £/dita ose 500 £/muaji”,- shkruhej në tabelën e të riut, të cilit nuk i mjaftojnë të hollat për të blerë një iPhone. Në përshkrimin e ofertës në rrjetet sociale, studenti shpjegoi se qiramarrësi do të mund të shfrytëzonte të dashurën e tij për të ngrënë bashkë në restorante (fatura e ushqimit duhet të pjesëtohej për 2) apo për të studiuar, por jo për “gjëra të pista.” Interesi ka qenë i lartë për ofertën, por deri tani askush nuk ka kërkuar të marrë me qera të dashurën e shkretë të këtij studenti me “ide brilante”.