• |
ide | kryesore

Maradona, droga më shkatërroi karrierën

Arkiva, Sport
maradona.jpg


Diego Maradona e ka pranuar se droga ia ka shkatërruar karrierën. 

Legjenda e Argjentinës beson se do të ishte futbollist fantastik nëse nuk do të përdorte substanca narkotike.Ish sulmuesi i Barcelonës dhe Napolit për 15 muaj më 1991 u dënua nga futbolli pasi doli pozitiv në një test për doping.

“Nëse nuk do të konsumoja drogë, do të isha futbollist i jashtëzakonshëm. Para se të vija në Evropë, e dija se me teknikën time do t’i shkatërroja mbrojtësit”, ka deklaruar Maradona për Tyc Sports. Ai ka thënë se ndihet sikur të kishte 78 vjet, derisa e pranon që jeta e tij nuk ka qenë aspak normale.