• |
ide | kryesore

Partizani mposht Teutën, Skënderbeu-Kukësin

Arkiva, Sport
paetizani.jpg


Partizani vazhdon me fitore. Të premten “të kuqtë” mundën Teutën e Durrësit me rezultatin 2-0. Golat për kryeqytetasit u shënuan që të dy në pjesën e parë të ndeshjes, fillimisht me Raçiç në të 39-ën. Ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi 3 minuta më pas nga Fazlliu.

Me të njëjtin rezultat, në Korçë, Skënderbeu mundi Kukësin. Golat për vendasit u shënuan në pjesën e dytë nga Sefa në minutën e 66-të dhe Progni në të 77-ën.

Me këto rezultate, në tabelën e renditjes kryesojnë përkohësisht Partizani, Skënderbeu e Tirana me nga 10 pikë secila./www.lapsi.al/