• |
ide | kryesore

De Biasi: Kujdes euforinë

Arkiva, Sport
Gianni-De-Biasi.jpg


Fitorja historike e 7 shtatorit në Portugali ka ngjitur kuqezinjtë 25 pozicione më lart, në vendin e 45-të në renditjen e re të FIFA-s (ishim në vendin e 70-të), krahasuar me një muaj më parë. Edhe pse nuk e fsheh entuziazmin, trajneri i Kombëtares sonë, Ganni de Biasi, kërkon tjetër gjë. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, ky i fundit ka saktësuar se do dëshironte më së shumti që të fitonte me Danimarkën në tetor dhe të vendoste një tjetër rekord në renditjen e FIFA-s (pozicionimi më i mirë është në korrik 2013, të 37-tët në botë). "Po, mua nuk më pëlqen aspak euforia. Kam vërejtur se neve (flet gjithnjë me “ne”), e kemi me tepri. Kjo nuk do të thotë që të mos gëzojmë për një fitore të madhe si ajo me Portugalinë, por ju siguroj dhe besoj se të gjithë e dimë se vetëm ai trepikësh nuk na kualifikon në Evropian. Ndaj duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të mendojmë gjithnjë jo më larg se ndeshja e radhës", ka thënë italiani. "Ndeshjen me Danimarkën si fillim, le t’i marrim me radhë, e shikoj dy-tri herë më të vështirë sesa me Portugalinë. Që pas ndeshjes me Portugalinë nisa të mendoj për këtë kundërshtar, i cili sipas meje është tejet i fortë", ka shtuar ai.