• |
ide | kryesore

Sophia Loren mbush 80 vjeç

Arkiva, Paparazzi
loren1.jpg


Është një “divë” në kuptimin e vërtetë të fjalës. E konsideruar si “mbretëresha” e kinematografisë italiane. Sophia Loren mbush 80 vjeç dhe duket se e gjithë bota kujtohet për të.   

Nga hapat e parë si Miss Italia tek çmimet “Oscar” si aktorja më e mirë tek "La Ciociara", karriera e yllit ka qenë gjithmonë në rritje. Dy çmime “Oskar”, një “Golden Globe”, një “Luan të artë”, një “Palmë të artë”, një “Bafta”, gjashtë “David di Donatello” dhe dy “Shirita të argjentë”. Aktores nuk i mungon gjë.

80 vite mbi supe, nga të cilat 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Sophia Loren lindi më 20 shtator 1934 në Romë. Karrierën do ta niste që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. 4 vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy net me Kleopatrën”.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet “60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor, pavarësisht se edhe vetë iu bashkangjit Hollyëood-it për t’u shfaqur në dhjetëra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.

Në 1962, ajo fitoi çmimin e Akademisë për aktoren më të mirë për rolin e saj në "Dy Gratë", duke u bërë kështu aktorja e parë që fitoi një Çmimi Akademie për një performancë jo-anglisht-folëse./lapsi.al/