• |
ide | kryesore

Papa në Shqipëri: Mos harroni plagët, por jo hakmarrje!

I pakategorizuar
ByCho_TCYAEdUUQ.jpg


Papa Françesku mbërriti në Tiranë me avionin e linjës ajrore “Alitalia” dhe është ulur në aeroportin “Nënë Tereza” ndërsa nga dritarja valëviteshin flamuri shqiptar dhe ai i Vatikanit.

Të pranishëm në aeroport ishin kryeministri Edi Rama, ministri i Punëve të Jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, të cilët pritën Atin e Shenjtë. Gjithashtu përfaqësues të Kishës katolike ishin gjithashtu prezentë në aeroport.

100 mijë pelegrinë nga i gjithë Ballkani ishin në Tiranë, ndërsa 1200 gazetarë nga e gjithë bota ndoqën këtë vizitë.

Pelegrinë nga Puka, Shkodra dhe gjithë Shqipëria por dhe nga Kosova e Maqedonia kanë mbushur sheshin “Nënë Tereza” për të pritur Papa Franceskun. Ata kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, dhe disa edhe prej mbrëmjes së djeshme.

I pari që u takua me Papën ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, derisa në tapetin e kuq e prisnin edhe liderët e tjerë të shtetit shqiptar,.

Ceremonia në presidencë

Më pas ia ka mbërritur në Presidencë ku është pritur nga kreu i shtetit Bujar Nishani dhe autoritetet më të larta zyrtare.

Kreu i shtetit Nishani vleresoi ndyshimet e bera nga diktatura ne demokraci. "Shqipëria në 24 vjet liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Evropë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, falë edhe mbështetjes Suaj të cilën dimë ta çmojmë. Nga një vend ateist, jemi vend i lirive fetare dhe konsolidimit të komuniteteve fetare në harmoni të plotë mes tyre. Pak vite më parë, jemi bërë anëtarë të NATO-s dhe kemi fituar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Nga vendi më i varfër në kontinent, sot kemi një ekonomi dinamike që nuk i është dorëzuar krizës dhe një demokraci te re  funksionale, e cila  çdo ditë e më tepër është në kërkim dhe aplikim të standardeve evropiane. Kemi pasur vështirësi dhe jemi përballur me sfida në rrugëtimin tonë, e  jemi të vetëdijshëm që të tjera na presin, po kemi vullnet dhe energji për t’u përballur në emër të së ardhmes evropiane të Shqipërisë – tha Nishani".

Pas presidentit Nishani, fjalën e ka marrë Papa Françesku. Ai ka thënë se është i nderuar me pritjen që po i bëhet nga Shqipëria, derisa, ka thënë se vendi i shqiptarëve ka marrë rrugën e ndërtimit materialist dhe shpirtëror. "Jam i nderuar që ndodhem në tokën e shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve”, ka thënë Papa. Gjatë fjalimit, Papa ka thënë se Shqipëria është një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, duke filluar nga të drejtat fetare e deri te liria e mendimit. Respektimi i të drejtave njerëzore, respekti është një fjalë themelore, respektimi i të drejtave njerëzore ku spikat liria fetare dhe e mendimit, janë kushte paraprake për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të një vendi”, ka thënë ai.

Lexojeni të plotë fjalimin e Papës

Pas ceremonisë në Presidencë ka vijuar me një shëtitje në të gjithë bulevardin dëshmorët e Kombit.

Në fjalimin e Meshës së Shenjtë, Papa ka thënë se shumë shqiptarë e kanë paguar me jetë besimin e tyre. “Shqipëria ka qenë një popull martirësh pasi shumë besimtarë e paguan me jetë besimin e tyre”, ka thënë ai.  Papa ka thënë se populli i Shqipërisë është i ri dhe kjo tregon se ky popull është i shpresës.  Ai ka bërë thirrje për dashuri mes popullit. “Mos harroni folenë e historisë suaj të largët. Mos harroni plagët. Por, mos u hakmerrni dhe shkoni përpara”, ka thënë Papa.

Megjithëse për disa minuta ka rënë shi qytetarët e Tiranës nuk janë larguar