• |
ide | kryesore

Rikthimi i Ina Ramës. Një hakmarrje e dyfishtë

I pakategorizuar
ina 6.jpg



Ina Rama shfaqet sërish. Por, këtë herë në formën e hakmarrjes, për ata njerëz që kërkojnë t'i jmohojnë të drejtën që i takon, atë të rikthimit në sistemin gjyqësor, ku punonte përpara se Sali Berisha ta shpallte "Silvia Konti" dhe ta emëronte kryeprokurore. Në një intervistë të hënën në televizionin "Nevs 24", ministri i drejtësisë, Nasip Naco, ka përdorur edhe emrin e saj si argument. I pyetur se përse mazhoranca po kërkonte shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa, ministri tha se i ka bërë prezent shkeljet e tij, ndërsa veçoi rastet e mos emërimit prej 2 vitesh të studentëve të magjistraturës si dhe mos emërimin në detyrë të ish-kryeprokurores Ina Rama.

Pra shkurt, Ina Rama tani po i shërben mazhorancës, thjeshtë si pretekst për të bërë spastrime në sistemin e drejtësisë. Dhe aq më ironike bëhet kjo situatë po të vëresh se ky argumentim bëhet nga ministri i Drejtësisë, që është anëtar i LSI-së. Shumë burime informojnë se po aq sa berishistët, janë partizanët e Ilir Metës, ata që e pengojnë rikthimin e Ina Ramës, në detyrën që i takon me ligj. Kur ishte kryeprokurore, me kërkesën e saj, ajo tentoi dënimin me burg të Metës pas shfajes së videos së tij. Dhe kreu i LSI-së thuhet se ka ndërhyrë drejtpërdrejt tek Rama, për mos përfshirjen e saj në projektet e reja të Rilindjes.

Vetë Ina Rama ka vendosur ta ndjekë në një proces civil, konfliktin e saj me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Por e bukura është se ajo po përdoret tani edhe nga njerzit pranë opozitës, që natyrisht nuk e duan, edhe nga ajo pjesë e mazhorancës, që gjithashtu nuk e sheh me dashamirësi, por që për momentin i duhet si një argument ndaj kundërshtarëve të saj. Shkurt një histori bulevardi.