• |
ide | kryesore

Fëmija gjarpër që ndërron lëkurën cdo 41 ditë

Arkiva, Pikante
gjarpri.jpg



Ari Wibowo e ndërron lëkurën si gjarpërinjtë, çdo 41 ditë dhe duhet gjatë gjithë kohës të lyhet me kremra në mënyrë që të mos lejojë forcimin e lëkurës. Adoleshenti indonezian vuan nga një kondicion i rrallë i lëkurës, të cilin mjekët indonezianë kanë qenë të paaftë, apo ndoshta nuk kanë pasur vullnetin ta kurojnë. Ai vuan nga Erythroderma, një sëmundje inflamatore e lëkurës që njihet gjithashtu me emrin “sindroma e njeriut të kuq”dhe që shkakton tharjen, forcimin e më pas rënien e lëkurës në të gjithë trupin.

Ari e ndërron lëkurën çdo 41 ditë qëkurse ka lindur 16 vjet më parë. Ai duhet ta lagë trupin me ujë çdo 1 orë dhe të lyhet me kremëra çdo 3 orë për të parandaluar tharjen. Nëse ai nuk e kryen këtë ritual lëkura e tij forcohet aq shumë sa e kthen atë në një skulpturë të gjallë, duke mos e lejuar as të lëvizë, apo të flasë. Ai ka lindur me këtë sindromë dhe që në momentin e parë mjekët indonezianë kanë përjashtuar mundësinë e kurimit të tij. Pavarësisht vuajtjes së vazhdueshme dhe pamjes së frikshme, djali përpiqet të bëjë një jetë normale në fshatin e tij. E megjithatë asnjë shkollë nuk e pranon, madje dhe fëmijët kanë frikë t’i afrohen.  

Bestytnitë e fshatit fajësojnë mamanë e Arit për sëmundjen e tij pasi sipas tyre ajo duhet të ketë vrarë ndonjë hardhucë ndërkohë që ishte shtatzënë me Arin.