• |
ide | kryesore

I vjedhin shtëpinë Fatos Lubonjës. Publicisti ndodhej në Itali

I pakategorizuar
lub3.jpg


Fatos Lubonjës i kanë vjedhur shtëpinë që ndodhet në qendër të Tiranës, mbrapa restorant "Piaca". Hajdutët që me siguri e kanë ruajtur prej ditësh kanë përfituar nga rasti që publicisti i njohur ka qenë në një udhëtim në Firence ku jetojnë bashkëjetuesja e tij Debora dhe vajza Luna, për të hyrë brenda shtëpisë së tij. Deri më tani mësohet se keqbërësit kanë vënë dorë mbi disa sahate të vjetra qe ai i koleksiononte, dhe nuk dihet nëse kanë arritur të prekin koleksionin e madh të pikturave që gjendet në shtëpinë e lubonjës, në muret e të cilës janë varur punët e piktorëve më të mëdhej shqiptarë, përfshirë edhe disa punë personale të miqësive të tij si Edi Rama, Ali Oseku apo Mimoza Ahmeti. Lapsi u tërheq vëmendjen organeve të rendit të bëjnë c’është e mundur për kapjen e keqbërësve.Lubonja ne ballkonin e shtepise