• |
ide | kryesore

“E pastër si balta”, shpjegimi më brilant për ISIS

I pakategorizuar
Isis-fighters-pictured-on-009.jpg


Nëse nuk e kuptoni çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme dhe luftën kundër ISIS-it vjen një shpjegim mjaft original. Është Aubrey Bailey nga Fleet, Hampshire në Angli që i ka dërguar një letër gazetës “Daily Mail” më 5 shtator. Gazeta e ka publikuar atë të plotë pasi në mënyrë të përmbledhur dhe brilante shpjegohet “lëmshi” që po ndodh me ISIS në Irak dhe Siri. Më poshtë letra e plotë:

E pastër si balta

Jeni konfuz me atë që po ndodh në Lindjen e Mesme? Më lejoni që t’ua shpjegoj.

Ne e mbështesim qeverinë irakiane në luftën e saj kundër Shtetit Islamik. Ne nuk na pëlqen ISIS, por ISIS mbështetet nga Arabia Saudite, të cilën ne e pëlqejmë.

Ne nuk na pëlqen Presidenti Assad në Siri. Ne e mbështesim luftën kundër tij, por nuk e mbështesim ISIS-in, i cili është duke luftuar kundër tij.

Ne nuk na pëlqen Irani, por se Irani mbështet qeverinë irakiane në luftën kundër ISIS-it. Pra, shumë prej miqve tanë mbështesin disa prej armiqve tanë dhe disa prej armiqve tanë janë duke luftuar armiqtë e tjerë tanë, armiq të cilët ne dëshirojmë që të humbin, por se ne nuk duam që armiqtë tanë të cilët janë duke luftuar kundër armiqve tanë të fitojnë.

Nëse njerëzit që ne duam t’i mposhtim janë të mposhtur, ata mund të zëvendësohen nga njerëzit që ne i pëlqejmë akoma më pak. Dhe e gjithë kjo ka filluar kur ne filluam ndërhyrjen atje me qëllim që t’i largonim terroristët të cilët faktikisht nuk ishin aty përpara se ne të tentonim që t’i largonim ata.

E kuptoni tani?!

AUBERY BAILEY, Fleet, Hants

/lapsi.al/