• |
ide | kryesore

Histori e dhimbshme tek “E diela shqiptare”. Përdhunohet nga kunati, burri nuk e beson

I pakategorizuar
FOTO 2.jpg


Një histori e dhimbshme njerëzore është publikuar të dielën në emisionin “E diela shqiptare” në TV Klan në rubrikën “Shihemi në gjyq” të drejtuar nga juristja Eni Çobani. Këtë herë ishte një grua nga Patosi i Fierit e quajtur Miranda që kishte sjellë “në gjyq” ish-bashkëshortin e saj Hamitin. Ata kishin qenë të martuar prej 12 vjetësh. Nga martesa kishin edhe një djalë 11 vjeçar. Gjithçka morri të tatëpjetën kur ndaj Mirandës nisën ngacmimet seksuale nga kunati, vëllai i Hamitit. Bashkëshorti nuk e besoi megjithatë ajo bëri një denoncim në polici. Gjithçka u mbyll pasi gruaja nuk pati mundësi të vërtetonte akuzat e saj. Pas kësaj, ajo tha se ishte përdhunuar nga kunati. Edhe këtë herë i shoqi nuk e kishte besuar, madje e kishte ndarë duke aluduar se më këto akuza Miranda donte të fshihte të tjera qëllime. Për më shumë se 45 minuta mes të dy palëve u zhvillua debat i ashpër por në fund, edhe me presionin e publikut çifti është pajtuar duke premtuar të rikthehet në një shtëpi.